3.2 C
Zurich
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Ansambli TROJET, ambasador kulturor në festivalin shumëkulturor të Kreuzlingen

EKSKLUZIVE

Të dashur bashkatdhetarë dhe miq të kulturës shqiptare,

Ansambli TROJET ka nderin dhe kënaqësinë të njoftojë pjesëmarrjen në ngjarjen e madhe ndërkulturore CHRÜZLINGER FÄSCHT, që do të zhvillohet të shtunën, më 21 qershor 2025, në Boulevard Kreuzlingen, nga ora 11:00 deri në mesnatë.

Në jubileun e 10-të të kësaj feste të njohur, ku përfaqësohen mbi 40 kultura nga mbarë bota, TROJET do të jetë ambasador i denjë i trashëgimisë sonë artistike shqiptare përmes këngëve, valleve dhe ritmeve tradicionale.

- Reklama -

Performanca e Ansamblit TROJET do të mbahet në ora 13:00, në skenën kryesore të festivalit.

Vendi: Boulevard Kreuzlingen
Data: E shtunë, 21 qershor 2025
Ora e festivalit: 11:00 – 24:00
Ora e performancës së TROJET: 13:00

Përveç prezantimit artistik, komuniteti shqiptar do të marrë pjesë me një vend të posaçëm, ku do të promovojë:

- Advertisement -
  • Turizmin dhe bukuritë natyrore të tokave shqiptare
  • Traditat dhe artizanatin tonë të lashtë
  • Ushqime dhe pije tradicionale shqiptare

Ftojmë të gjithë shqiptarët në Kreuzlingen dhe më gjerë të bëhen pjesë e kësaj dite të veçantë, për të festuar me krenari dhe dashuri për kulturën tonë të mrekullueshme.
Ejani të jemi bashkë – të festojmë shqiptarçe në zemër të Zvicrës!

#TROJET #ChrüzlingerFäscht #KulturaShqiptare #ValleTradicionale #KomunitetiShqiptar #AmbasadorKulturor #KrenarQëJemiShqiptarë

SAM24.info

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme