2.6 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Ambasadori Rexhep Demiri i pranishëm në programin zyrtar të Parlamentit Zviceran

Duhet ti lexosh

Nga Dashnim HEBIBi

Bern, 2 shtator 2025 – Shkëlqesia e Tij, Rexhep Demiri, Ambasador i Maqedonisë së Veriut në Zvicër, mori pjesë në një program zyrtar të organizuar nga Parlamenti Zviceran, ku në qendër ishte vizita në Institutin Paul Scherrer (PSI) në Villigen dhe në Kantonin e Aargaut.

Në një deklaratë për SAM24.info, Ambasadori Demiri u shpreh:

“Sot pata nderin të marr pjesë në programin zyrtar të organizuar nga Parlamenti Zviceran, ku në qendër ishte vizita në Institutin Paul Scherrer (PSI) në Villigen dhe në Kantonin e Aargaut. I falënderoj organizatorët për mikpritjen dhe respektin e treguar.”

Programi zyrtar i ditës

Gjatë ditës, Ambasadori Demiri mori pjesë në disa aktivitete me rëndësi diplomatike dhe shkencore:

  • Përshëndetje zyrtare nga znj. Maja Riniker, Presidente e Këshillit Kombëtar;
  • Prezantime mbi aktivitetet e PSI dhe ANAXAM;
  • Vizitë në Burimin e Dritës Zvicerane (SLS);
  • Drekë zyrtare të ofruar nga Qeveria e Kantonit Aargau;
  • Fjalim nga z. Dieter Egli, President i Këshillit Kantonal;
  • Vizitë në Qytetin e Vjetër të Badenit dhe pritje në Kishën e Qytetit. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Kosovës në Zvicër, shkëlqesia e Tij, z. Mentor Latifi si dhe këshilltarja e Ambasadorit të Shqipërisë në Zvicër, znj. Monika Zguro.

Diplomacia që forcon miqësinë

Pjesëmarrja e Ambasadorit Demiri në këtë program zyrtar dëshmon për respektin dhe vlerësimin që gëzon diplomacia e Maqedonisë së Veriut në Zvicër. Ky angazhim forcon edhe më tej urat e miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve, duke hapur rrugë për projekte të reja në fusha shkencore, kulturore dhe ekonomike.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit