2.6 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Ambasadori Rexhep Demiri, frymëzim edhe në pushime: Kastrioti fiton vendin e parë në turneun “Kastrioti 2025”

Duhet ti lexosh

Kastriot/Kërçovë, 21 korrik 2025 – Edhe gjatë pushimeve verore, ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Shkëlqesia e Tij Rexhep Demiri, vazhdon të jetë aktiv e kësaj radhe në atdhe konkretisht në fshatin e lindjes Kastriot dhe të japë shembull frymëzues për të gjithë.
Në një turne interesant futbolli të vogël, të quajtur “Kastrioti 2025”, ekipi Kastrioti, i mbështetur nga ambasadori, arriti të shpallet kampion, duke fituar vendin e parë pas një gare të zjarrtë e plot pasion sportiv. Ambasadori Demiri e përshkroi këtë ngjarje me këto fjalë: “Urime fitorja e vendit të parë për ekipin tonë, Kastrioti, në turneun e futbollit të vogël ‘Kastrioti 2025’! Një falënderim i madh për çdo lojtar që dha zemrën në fushë dhe luftoi për këtë sukses:”
Besar Megdi Berat Rameti Ilaz Çilafi Rufat Çilafi Artan Çilafi Jusuf Aliu Nijaz Jusufi Kastrioti – krenaria jonë! Urime gjithashtu ekipit Lorenz për vendin e tretë, duke treguar shpirt të vërtetë sportiv dhe garë të ndershme! Turneu u organizua me sukses dhe me pjesëmarrje të gjallë të komunitetit, për çka ambasadori falënderoi ngrohtësisht organizatorët dhe publikun që krijuan një atmosferë të zjarrtë deri në fund të finales. Shkëlqesia e Tij, ekipin Kastriot dhe Lorenz me qendër në Arburg i ka mbështetur ku me njërin ekip fitoi vendin e parë.
Në një gjest simbolik, shpërblimi për vendin e parë iu dorëzua Burim Bekteshit, një invalid që gëzon respekt të veçantë në komunitet – një akt që dëshmon se sporti nuk është vetëm rezultat, por mbi të gjitha zemër, solidaritet dhe dinjitet edhe pse kupën do të duhej ta pranonte Shkëlqesia e Tij, por nga zemërbujaria e tij ia dha mundësinë tjetër kujt. Kjo është edhe një madhështi që e ka ambasadori.
/Përgaditi: Dashnim HEBIBI
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit