4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Shkëlqesia e Tij Rexhep Demiri, nderohet me mirënjohje nga UKSHFZ

Duhet ti lexosh

Saint-Louis, Basel, 22 qershor 2025 – Unionit i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër (UKSHFZ) ka nderuar Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Shkëlqesinë e Tij, z. Rexhep Demiri, me një mirënjohje të veçantë për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes institucioneve dhe diasporës shqiptare në Zvicër. Ambasadori Demiri, i vlerësuar gjerësisht nga diaspora shqiptare si një personalitet i rrallë dhe me përkushtim të jashtëzakonshëm në detyrën e tij diplomatike, ishte i ftuar nderi në Turneun e Futbollit “Kosovë–Diasporë”, i cili u zhvillua në Saint-Louis, Basel, në kufirin Zvicër–Francë.
Në një prononcim pas aktivitetit, Ambasadori Demiri u shpreh: “Sot, me ftesë të Kryesisë së Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër (UKSHFZ), pata nderin dhe privilegjin të jem pjesë e Turneut të futbollit Kosovë–Diasporë. Një falënderim i veçantë shkon për kryetarin Feti Demoli për mirënjohjen që më ndau në emër të UKSHFZ – një gjest që e vlerësoj thellësisht.” Në këtë ngjarje të rëndësishme sportive dhe kulturore, Ambasadori mori pjesë së bashku me figura të larta diplomatike dhe institucionale, përfshirë:
  • Z. Valon Gashi – Sekretar i Parë i Ambasadës së Shqipërisë në Bernë
  • Z. Vigan Berisha – Shef i Konsullatës së Kosovës në Cyrih
  • Z. Gjenis Haxhimehmeti – Sekretar i Dytë i Ambasadës së Kosovës në Bernë
  • Z. Elis Badalli – Drejtor për Diasporë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD)
Turneu u organizua nga UKSHFZ në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës, MPJD-në dhe ekipin FC Dardania Basel. Ambasadori Demiri vlerësoi lartë takimet me bashkëkombës dhe personalitete nga të gjitha trevat shqiptare – nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe diaspora e gjerë – si dhe me personalitete si:
  • Z. Agim Ademi – Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës
  • Z. Ragip Xhaka
  • Z. Xhavit Bajraktari
  • Z. Besim Laci, Rexhep Berisha, Besa Rraqi, Ridvan Murati, Isa Zeqiraj …dhe shumë të tjerë që kontribuojnë në mënyrë të jashtëzakonshme në komunitetin shqiptar në Zvicër.
  • “Krenar për unitetin tonë përmes sportit dhe për përkushtimin ndaj kulturës dhe bashkëpunimit ndërshqiptar”, përfundoi deklaratën e tij Ambasadori Demiri.
  • SAM24.info
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit