0.2 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, takon anëtarin e Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës

Duhet ti lexosh

Sot, ambasadori i Republikës së Kosovës në Kroaci, dr. Martin Berishaj, i cili njëkohësisht mbulon edhe Bosnjën dhe Hercegovinën në mënyrë jorezidente, zhvilloi një takim pune me anëtarin e Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, z. Željko Komšić.

Në qendër të diskutimit ishte situata e fundit politike në Bosnje dhe Hercegovinë, me theks të veçantë në zhvillimet që pasuan pas vendimit të Departamentit të Apelit të Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, i cili ka refuzuar ankesën e Milorad Dodikut ndaj Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ). Ky vendim i ka hequr atij mandatin e presidentit të entitetit Republika Srpska, duke detyruar KQZ-në të shpallë zgjedhje të parakohshme.

Ambasadori Berishaj dhe z. Komšić shkëmbyen mendime mbi pasojat e këtij zhvillimi për stabilitetin institucional, funksionalitetin e shtetit dhe perspektivën evropiane të Bosnjës dhe Hercegovinës. Ambasadori theksoi mbështetjen e palëkundur të Kosovës për integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal si garanci për paqe dhe siguri të qëndrueshme.

Takimi u zhvillua në frymë të mirëkuptimit dhe partneritetit, duke konfirmuar gatishmërinë e përbashkët për thellimin e dialogut dhe përpjekjeve për stabilitet afatgjatë në rajon. / Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb

SAM24.info

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit