0.5 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Ambasadori Demiri Pret Përfaqësuesin e Mera Pharma në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Bernë

Duhet ti lexosh

Bernë, Zvicër – Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Bernë, Shkëlqesia e Tij Rexhep Demiri, zhvilloi një takim të rëndësishëm me z. J. Krupa, përfaqësues i kompanisë Mera Pharma. Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet kompanisë dhe institucioneve maqedonase në fushën e produkteve farmaceutike dhe suplementeve ushqimore.

Në këtë takim të frytshëm, të dyja palët vlerësuan potencialin e tregut maqedonas dhe mundësitë e zgjerimit të veprimtarive të kompanisë në rajon, duke përfshirë prodhimin dhe distribuimin lokal. Z. Krupa shprehu gatishmërinë për të zhvilluar projekte të përbashkëta dhe nënvizoi rëndësinë e rrjetit të tij të kontakteve me ambasadorë dhe përfaqësues të lartë të vendeve të Ballkanit.

Shkëlqesia e Tij, Ambasadori Rexhep Demiri, theksoi seriozitetin dhe vizionin e treguar nga z. Krupa dhe shprehu besimin se dialogu i nisur do të shënojë një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një partneriteti strategjik me përfitime të ndërsjella.

Takimi përfundoi me shprehjen e vlerësimit për bashkëpunimin e deritanishëm dhe përkushtimin për konkretizimin e hapave të ardhshëm, duke synuar një partneritet të suksesshëm dhe afatgjatë, transmeton helveticALforum.ch.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit