BallinaAtdheuAmbasada franceze: Botime të rëndësishme të letërsisë franceze në shqip

Ambasada franceze: Botime të rëndësishme të letërsisë franceze në shqip

-

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit njoftoi se, edhe gjatë vitit 2026 do të vijojë Programi i Ndihmës për Botim (PAP-FRR, PAP-AL).

Lajmi u bë i ditur pas takimit të zhvilluar sot, mes drejtoreshës së QKLL, Alda Bardhyli dhe Catherine Veber, këshilltare për Bashkëpunim dhe Veprim Kulturor pranë Ambasadës së Francës në Shqipëri. Gjatë takimit u diskutua mbi vijimin e bashkëpunimit për Programin e Ndihmës për Botim.

Ky program i përbashkët mes QKLL dhe Ambasadës së Francës në Shqipëri, ka nisur në vitin 2022. Deri më tani, falë këtij bashkëpunimi janë mbështetur përkthimet e 33 veprave letrare, të përkthyera nga gjuha frënge në shqip, duke sjellë më pranë lexuesit shqiptar autorë dhe tituj të rëndësishëm të letërsisë franceze. QKLL njoftoi se, gjatë takimit është diskutuar edhe mbi krijimin e Klubit të Leximit të Librit Francez, i cili pritet të nisë së shpejti në mjediset e Cube France Tirana, si një hap i ri për të nxitur dialogun kulturor dhe pasionin për leximin, transmeton atsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kush është Bekim Sejdiu, kandidati i propozuar për President të Kosovës

0
Bekim Sejdiu është një figurë me karrierë të gjatë në diplomaci, drejtësi dhe akademi, ndërsa emri i tij është propozuar si kandidat për President...