Bernë, 02 janar 2026 – Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë është solidarizuar shpirtërisht me shtetin zviceran dhe qytetarët e tij pas tragjedisë së rëndë të ndodhur në Crans-Montana. Në shenjë respekti dhe solidariteti me popullin zviceran, Ambasada ka ulur flamurin kombëtar në gjysmë shtize.
Ky gjest simbolik shpreh ndarjen e dhimbjes dhe respektin e thellë ndaj viktimave dhe familjeve të tyre, si dhe ndaj të gjithë atyre që janë prekur nga kjo ngjarje e rëndë. Institucioni diplomatik shqiptar ka theksuar se qëndron pranë autoriteteve dhe qytetarëve zviceranë në këto momente të vështira.
Në një mesazh ngushëllimi, Ambasada e Republikës së Shqipërisë ka shprehur keqardhjen e saj të thellë për humbjen e jetëve njerëzore dhe ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, duke uruar forcë dhe kurajë për përballimin e kësaj dhimbjeje të madhe, transmeton helveticALforum.ch. Marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimi i ngushtë mes Shqipërisë dhe Zvicrës gjejnë shprehje edhe në momente të tilla, ku solidariteti dhe humanizmi mbeten vlera të përbashkëta që bashkojnë dy popujt, transmeton helveticALforum.ch




