7.2 C
Zurich
Thursday, February 12, 2026
spot_img
spot_img

Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e institucioneve të reja të Kosovës

Duhet ti lexosh

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka mirëpritur formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, duke rikonfirmuar përkushtimin për bashkëpunim të ngushtë me institucionet e reja në funksion të prioriteteve të përbashkëta.

Përmes një postimi në platformën sociale X, Ambasada amerikane ka shprehur gatishmërinë për të punuar me qeverinë e sapoformuar në avancimin e objektivave që lidhen me paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik të ndërsjellë.

“Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e kuvendit dhe qeverisë së Kosovës. Ne mezi presim të punojmë me qeverinë e re për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë ekonomik”, thuhet në reagimin e publikuar.

- Reklama -

Ky mesazh konsiderohet si një sinjal i qartë i vazhdimësisë së mbështetjes amerikane për institucionet demokratike të Kosovës dhe për proceset që synojnë forcimin e sundimit të ligjit, zhvillimin ekonomik dhe integrimin euroatlantik të vendit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë një nga partnerët kryesorë strategjikë të Kosovës që nga periudha e pasluftës, duke mbështetur ndërtimin e institucioneve, zhvillimin e sektorit të sigurisë dhe konsolidimin e demokracisë. Formimi i institucioneve të reja pritet të shënojë një fazë të re të angazhimit politik dhe reformues në vend, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë, transmeton rtk.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme