Në këtë takim, i zhvilluar në një atmosferë vëllazërore dhe respekti të ndërsjellë, u ndanë kujtime dhe përvoja mbi rolin e shqiptarëve në mbrojtjen e Kroacisë dhe mbi sakrificat e tyre, të cilat përbëjnë dëshmi të pathyeshmërisë dhe qëndresës për liri dhe dinjitet.

U përkujtuan edhe bashkëluftëtarët e shquar, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, si dhe Bekim Berisha – Abeja, emra të cilët do të mbeten përgjithmonë të gdhendur në kujtesën e kombit.

Ali Ahmeti ka shkruar ne Facebook, duke shprehur mirënjohjen e thellë për rolin e Kroacisë në luftën çlirimtare të Kosovës, duke nënvizuar se gjaku i derdhur për liri i bashkon përjetë dy popujt dhe forcon lidhjen historike mes tyre si bashkëluftëtarë në përpjekjet për të drejtë dhe dinjitet kombëtar, transmeton rtk.