3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Albin Kurti – Sekretarit të NATO-s: Serbia me ndihmën e Rusisë ka ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës

Duhet ti lexosh

Sekretari i NATO-s, Mark Rutte është takuar sot me kryeministrin Albin Kurti. Kreu i ekzekutivit kosovar në një postim në “X” lidhur me këtë takim, i ka thënë Sekretarit të NATO-s, se Serbia me ndihmën e Rusisë kanë ndërhyrë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Ne vlerësojmë bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe rikonfirmojmë angazhimin tonë për sigurinë rajonale dhe evropiane. Theksova gjithashtu progresin e rëndësishëm demokratik të Kosovës. Megjithatë, si shumë vende evropiane, ne kemi qenë në shënjestër të ndërhyrjeve në zgjedhje, në rastin tonë, nga Serbia me ndihmën ruse, një mjet i përhapur që përbën një kërcënim kritik për demokracinë në epokën aktuale”, ka thënë Kurti pas takimit. Para Albin Kurtit, Rutte ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, me të cilën kanë mbajtur edhe një konferncë për media. “Vizita ime këtu demonstron përkushtimin e palëkundur për siguri afatgjate në gjithë Kosovën”, ka deklaruar Rutte, njofton oranews.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit