7.5 C
Zurich
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

Albin Kurti është zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës si Kryeministër i ardhshëm i vendit

Duhet ti lexosh

Kuvendi miraton Qeverinë Kurti 3 me 66 vota pro

Kuvendi i Kosovës i dha dritën jeshile formimit të Qeverisë Kurti 3, me 66 vota pro, 49 kundër dhe asnjë abstenim, duke i hapur rrugë nisjes së mandatit të ri katërvjeçar të ekzekutivit. Pas votimit, anëtarët e kabinetit qeveritar bënë betimin para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Urime, pas zgjedhjes së Qeverisë, anëtarët e Qeverisë e japin betimin para deputetëve të Kuvendit të Kosovës”, deklaroi kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

- Reklama -

Në krye të Qeverisë për katër vitet e ardhshme do të jetë Albin Kurti, i cili do ta udhëheqë vendin me një kabinet të përbërë nga 19 ministri, katër më shumë krahasuar me mandatin e kaluar. Zgjerimi i kabinetit pritet të reflektojë prioritetet e reja të ekzekutivit në këtë mandat. Formimi i institucioneve të reja vjen pas gati një viti bllokade politike, e cila çoi në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kuvendi i Kosovës u konstitua mbrëmjen e së mërkurës (11 shkurt), ndërsa në krye të legjislativit u zgjodh Albulena Haxhiu. Pozitat e nënkryetarëve të Kuvendit do t’i mbajnë Ardian Gola nga Lëvizja Vetëvendosje, Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sllavko Simiq nga Lista Serbe dhe Emilja Rexhepi nga grupi multietnik. Zgjedhjet e fundit parlamentare nxorën Lëvizjen Vetëvendosje si subjektin më të votuar në vend.

Procesi zgjedhor u shoqërua me pretendime për manipulim votash në disa komuna, çka çoi në rinumërim. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatin përfundimtar më 9 shkurt, duke i hapur rrugë konstituimit të institucioneve të reja dhe formimit të qeverisë, transmeton rtk.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme