0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

‘Albanifest’ në Winterthur: Mërgata shqiptare sjell kulturën, traditën dhe krenarinë kombëtare në Zvicër”

Duhet ti lexosh

Nga: Dashnim HEBIBI
Winterthur, 28 qershor, 2025 – Edhe pse e shtuna e 28 qershorit solli temperatura përvëluese deri në 35°C në Zvicër, ajo mbeti një ditë e veçantë për shefin e misionit konsullor të Republikës së Kosovës, z. Vigan Berisha. Në vend të freskisë së motit, për të, ngrohtësinë e solli përqafimi shpirtëror i bashkatdhetarëve në festivalin e njohur “Albanifest” në qytetin Winterthur – një ngjarje madhore e kulturës dhe bashkëjetesës shumëkulturore në Zvicër.

Në mesin e pjesëmarrësve që sollën atmosferën shqiptare ishte edhe Ansambli “Vatra” nga Bülach, të cilët me prezantimin e tyre të denjë sollën në qendër të qytetit ngjyrat dhe shpirtin e traditës sonë përmes ushqimit tradicional, valleve dhe muzikës popullore. Ky manifestim ishte dëshmi e gjallë e gjeneratave të reja të mërgatës sonë që, me përkushtim dhe dashuri, vazhdojnë të ruajnë dhe promovojnë trashëgiminë shqiptare në zemër të Evropës.

Z. Berisha, i pranishëm në këtë festë të madhe, u shpreh për Sam24.info se angazhimi i tij nuk njeh fundjavë kur bëhet fjalë për përkrahjen dhe pjesëmarrjen në aktivitete të mërgatës, e cila mbetet shtyllë e rëndësishme e përfaqësimit të Kosovës në botë.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit