1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Albanese u rizgjodh kryeministër i Australisë, Begaj: Krenarë të shohim një udhëheqës me rrënjë arbëreshe

Duhet ti lexosh

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot Kryeministrin e rizgjedhur të Australisë, Antonio Albanese, i cili fitoi një mandat të dytë për të drejtuar vendin.

Begaj shkruan se Shqipëria është krenare që sheh një udhëheqës me rrënjë arbëreshe në krye të një vendi të madh dhe njërit prej partnerëve të saj.

Më tej, kreu i shtetit uroi që bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Australisë të vazhdojë të thellohet në vitet në vijim.

“Urime Kryeministër Antonio Albanese për rizgjedhjen tuaj!

Teksa Shqipëria dhe Australia gëzojnë marrëdhënie të ngrohta dhe miqësore, jemi krenarë të shohim një udhëheqës me rrënjë arbëreshe në krye të një vendi të madh dhe njërit prej partnerëve tanë.

Urojmë që bashkëpunimi ynë të vazhdojë të thellohet në vitet në vijim.” – shkroi Presidenti i Republikës në profilin e tij zyrtar në X.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit