3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Akademia IFTP nderon Prof. Enver Petrovcin me mirënjohje të veçantë në Prishtinë

Duhet ti lexosh

Përgaditi: Dashnim HEBIBI, Prishtinë

Prishtinë, 18 Gusht 2025 – Presidenti i Akademisë Ndërkombëtare të Teatrit dhe Filmit IFTP në Zvicër, regjisori dhe aktori i njohur Adem Kicaj, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ka nderuar me mirënjohje aktorin e madh të merituar, Prof. Enver Petrovci.

Prof. Petrovci, i njohur për rolet e tij të paharrueshme në skenë dhe ekran, është një figurë që ka dhënë shumë për kulturën kombëtare, duke mos e harruar kurrë as mërgatën shqiptare. Përveç karrierës së tij të pasur, ai ka qenë gjithmonë i afërt me gjeneratat e reja dhe ka mbështetur krijimtarinë e tyre.

Në fjalën e tij, z. Kicaj vlerësoi kontributin e aktorit të merituar në themelimin dhe ngritjen e Akademisë së Aktrimit IFTP në Zvicër, duke theksuar se bashkëpunimi i tij ka qenë një shtyllë e fortë për zhvillimin profesional të institucionit.

“Kisha nderin dhe privilegjin që, në emër të Akademisë sonë me seli në Zürich, të nderoj Prof. Enver Petrovcin me këtë mirënjohje, për kontributin e tij në Akademinë e Aktrimit. Në emër të stafit dhe studentëve tanë, i shpreh falënderimin dhe respektin më të madh për përkushtimin e tij të vazhdueshëm,” – u shpreh presidenti i IFTP-së, Adem Kicaj.

Kjo mirënjohje është një shenjë respekti e mirënjohjeje për një artist që ka dhënë shumë për artin shqiptar dhe që vazhdon të mbetet frymëzim për brezat e rinj të aktrimit. Akademia Ndërkombëtare e Teatrit dhe Filmit (IFTP) / Zürich, Zvicër

SAM24.info

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit