6.7 C
Zurich
Friday, December 12, 2025
spot_img
spot_img

Ahmeti thirrje për mobilizim në Shkup: “Nesër bashkohemi për drejtësi dhe të vërtetën”

Duhet ti lexosh

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, u ka bërë thirrje qytetarëve që nesër, më 13 dhjetor, në ora 13:00, të bashkohen në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup për, siç thotë ai, “kërkesën për drejtësi dhe hedhjen poshtë të akuzave të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia”.

“Nesër bashkohemi për një qëllim të qartë. Ne dalim me përgjegjësi, për të nderuar sakrificën dhe për të mbrojtur të vërtetën e historisë sonë,” shkruan Ahmeti.

Ai thekson se “Liria ka emër, UÇK”, duke shtuar se ky emër “mbetet pjesë e identitetit dhe dinjitetit tonë kombëtar”.

“Ju ftoj të gjithëve që nesër të jemi bashkë,” përfundon lideri i BDI-së, transmeton opentv.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme