0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Admirali Dragone: KFOR-i vazhdon ta ruajë paqen dhe stabilitetin në Kosovë

Duhet ti lexosh

Admirali Giuseppe Cavo Dragone i cili qëndroi dje në Prishtinë bashkë me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte ka theksuar se KFOR-i siguron një mjedis të sigurt duke nxitur një Kosovë multietnike dhe demokratike.

Giuseppe Cavo Dragone, i cili është kryesues i Komitetit Ushtarak të NATO-s, e lavdëroi “përkushtimin e palëkundur të të gjithë personelit të KFOR-it, i cili vazhdon të ruajë paqen dhe stabilitetin në Kosovë që nga viti 1999”. “Vlerësim i veçantë për Ekipin Ndërlidhës dhe Këshillues të NATO-s, tani të udhëhequr nga gjenerali Christian Nawrat, për rolin e tyre kryesor në këshillimin dhe mbështetjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke rritur stabilitetin rajonal”, ka shkruar ai në X. Gjatë vizitës së tij në Prishtinë Mark Rutte tha NATO mbështet paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, njofton rtk.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit