Është përfolur dje dhe sot se legjenda e sportit të karates, njëherit një personalitet i rrallë dhe shumë i nderuar i kombit tonë, që ka kontribuar pa u ndalur edhe në çështjen kombëtare dhe humanitare. Kontributi i tij është i njohur për të gjithë. E shumë të rinjë e kanë frymëzim e do ta kenë edhe në të ardhmen. Se për çka bëhet fjalë, ai ka bërë një postim në rrjetet sociale dhe ja se çka shkruan ai:
„ Fjalë mirëkuptimi!
Nuk dua të merrem me trumbetues e zhurmaxhinjë! Rrezet e diellit u bien edhe jashtëqitjes, por rrezet e saj nuk ndyten. Nuk dua të merrem me ata që kanë filluar të shpifin për personalitetin tim! E kam dëshmuar në kohërat më të rënda edhe ate në tre luftëra për të mirën e kombit tim. Me punë e përkushtim për kuq e zi! Kam kontribuar e do të kontribuoj për kombin tim sa herë që të duhet! Nuk ka asgjë të vërtetë në ate që po sulmohem. Padyshim se do të ndjek ligjin. Kroatët janë miqtë tanë! Po, si kroatët ashtu edhe shqiptarët lidhen me trashëgiminë ilire. Pastaj, pse të merren me familjen time?
Nuk dua t‘ ju lodhi! Ju e njihni Enver Idrizin.
Na kujtohet tregimi:
Shqiponja dhe sorra…
I vetmi shpend që guxon të sulmojë një shqiponjë është sorra. Ajo kapet në shpinë të shqiponjës dhe e kafshon në qafë me qëllim që ta vrasë. Mirëpo shqiponja nuk reagon, nuk e lufton sorrën e as nuk harxhon kohë dhe energji t’i kundërpërgjigjet asaj, ajo thjeshtë hap krahët dhe fillon të ngrihet lart e më lart në qiell. Sa më lartë të ngrihet, aq më e vështirë është frymëmarrja e sorrës për shkak të mungesës së oksigjenit.
Familjarë e miq të dashur!
Mos humbni kohë me sorra. Merrni ato në lartësitë tuaja dhe ata do të zhduken. Kur doni të hiqni qafe “sorrat”, ngritni nivelin e synimeve sepse kjo është mënyra e vetme për të çliruar veten nga rrëmujat e panevojshme dhe të parëndësishme! Të vazhdojmë për unitet dhe besoj se fjala e lirë duhet të jehoj, por jo të dëmtoj me lajme të rreme për klikime e arsye të zeza! Jam e do të mbetem kampioni i çdo situate! Zoti na bekoftë! Të rrojë drejtësia!
Me sinqeritet, Enver Idrizi“
helveticALforum