BallinaAtdheuUshtarët turq të KFOR-it patrullojnë në vijën kufitare me Serbinë

Ushtarët turq të KFOR-it patrullojnë në vijën kufitare me Serbinë

-

KFOR-i ka njoftuar se forcat turke kanë kryer sot patrullime rutinore në disa lokalitete në veri të Kosovës për të siguruar vijën kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Këto kontrolle janë pjesë e përpjekjeve të përditshme të misionit të KFOR-it për të garantuar ambient të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

KFOR-i thotë se vazhdon të kontribuojë për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, njofton rtk.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

11 NËNTORI, DITA E BEQARËVE: NGA NJË TRADITË STUDENTORE NË KINË,...

0
11.11 – Dita e Beqarëve, festa që tejkaloi Black Friday dhe Cyber Monday 11 nëntori, i njohur ndërkombëtarisht si Singles’ Day (Dita e Beqarëve), është...