BallinaAtdheuKFOR e Ambasada e Zvicrës diskutojnë për sigurinë e stabilitetin në Kosovë

KFOR e Ambasada e Zvicrës diskutojnë për sigurinë e stabilitetin në Kosovë

-

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani dje, u takua me Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, në Selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë.

Në njoftimin e misionit të NATO-s, theksohet se ata diskutuan për disa tema, përfshirë sigurinë afatgjatë në të gjithë Kosovën, situatën e stabilitetit rajonal dhe përpjekjet e KFOR-it në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Gjeneral Major Barduani gjithashtu e uroi Ambasadorin Sprecher për kontributet afatgjata të Zvicrës në KFOR dhe për stabilitetin rajonal. Ky takim ishte pjesë e ndërveprimeve të rregullta të Gjeneral Major Barduani me homologët e tij përkatës në Kosovë dhe në rajon”, thuhet në njoftim.

KFOR-i rithekson se vazhdon të zbatojë mandatit e tij bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lëvizjen e lirë, gjithmonë dhe pa anashkalime. “KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si përgjigjës të sigurisë”, përfundon njoftimi, njofton rtk.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

KOSOVA PËRBALLET SOT ME IZRAELIN, DARDANËT SYN0JNË TRI PIKËT NË “FADIL...

0
PRISHTINË – Përfaqësuesja e Kosovës në futboll zhvillon sot një përballje të rëndësishme ndaj Izraelit, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të...