3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Kampionati Evropian i Taekwondo-së U21, për herë të parë në Prishtinë!

Duhet ti lexosh

Federata e Taekwondos së Kosovës ka fituar të drejtën për të organizuar Kampionatin Evropian të Taekwondos U21, i cili do të mbahet me 11-14 Dhjetor 2025 në Prishtinë.

“Ky është një moment historik për sportin e Taekwondos në Kosovë, pasi për herë të parë vendit tonë i besohet organizimi i një eventi kaq të rëndësishëm ndërkombëtar.

Vendimi erdhi pas përpjekjeve të pandërprera të kryetarit të FTWK-së, z. Arsim Agushi, dhe kryesisë së Federatës, të cilët kanë punuar shumë për ta bërë këtë mundësi realitet. Konfirmimi zyrtar u dha nga Federata Evropiana e Taekwondo-së (ETU) dhe u aprovua nga Federata Botërore e Taekwondo-së (WT).

Si sport olimpik, Taekwondo-ja do të sjellë në Kosovë afër 50 shtete që do të garojnë në kryeqytetin tonë, duke e bërë këtë event një mundësi të jashtëzakonshme për promovimin dhe zhvillimin e sportit në vendin tonë. Në Dhjetorin e vitit 2025, Prishtina do të jetë epiqendra e Taekwondos evropiane!”, njofton Federata./K.Goca

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit