Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të Mustafa Nanos, si ambasador i Shqipërisë në Zvicër. Me vendim të presidentit Begaj, Mustafa Nano nuk do të jetë më ambasador rezident në Zvicër dhe as Ambasador i Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident.
Ky vendim vjen pas dorëheqjes nga posti të Mustafa Nanos në dhjetor të 2024, ku lajmëroi se do të largohet nga posti për arsye personale. Mustafa Nano u emërua si ambasador në Zvicër në korrik të 2023, ndërsa paraqiti Letrat Kredenciale tek Presidenti i Konfederatës së Zvicrës, Alain Berset. Aktualisht Zvicra është pa ambasador shqiptar dhe ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Mustafa Nanon, njofton rtsh.




