1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Zyrtari i lartë amerikan takon Ramën: Integrimi i plotë në BE, jetik për vendin

Duhet ti lexosh

Zëvendës Sekretari i Shtetit Richard R. Verma theksoi rëndësinë e integrimit të Shqipërisë në BE si kyç për të ardhmen e vendit në takimin me kryeministrin Edi Rama ku vlerësoi rolin e vendit tonë për strehimin e refugjatëve afganë dhe mbështetjen ndaj Ukrainës.

Zyrtari i lartë nënvizoi partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe mundësitë për rritje ekonomike përmes bashkëpunimit me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit.

Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard R. Verma  dhe e Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë Nancy VanHorn u takuan me kryeministrin Edi Rama, si pjesë e turit në tre vende ballkanike të zyrtarit të lartë amerikan.

“Ata diskutuan mbështetjen e jashtëzakonshme të Shqipërisë për refugjatët afganë dhe Ukrainën dhe se sa jetik është integrimi në BE për të ardhmen e Shqipërisë”, tha Amabsada e amerikane në Tiranë përmes një njoftimi

Zëvendës Sekretari Verma përgëzoi Shqipërinë për përzgjedhjen për një marrëveshje kompakte me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit për të ndihmuar vendin të reduktojë varfërinë nëpërmjet rritjes ekonomike.

Bashkëpuninimi cilësohet “Një mundësi për të bashkëpunuar në një program për rritjen ekonomike teksa Shqipëria ecën drejt integrimit të plotë europian”, nga SHBA.

Zëvendës Sekretari. Verma në një reagim në X tha se integrimi në BE është kyç për të ardhmen e Shqipërisë, ndërsa shprehu falenderime për pritjen e afganeve dhe qëndrimet e Tiranës zyrtare në mbështetje të Ukrainës përballë sulmit rus.

“Një kënaqësi takimi me kryeministrin Edi Rama në Tiranë për ta falënderuar për pritjen e afganëve dhe mbështetjen e Ukrainës.

Ne ramë dakord se integrimi në BE është thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë.

Partneriteti ynë i fortë garanton që Shqipëria të përparojë drejt integrimit të plotë evropian”, shkruan zyrtari amerikan.

Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet pati një takim në Ambasadën  e SHBA në Tiranë, ndërsa në nisje të vizitës në Tiranë tha se  ishte “i gëzuar për të punuar me partnerët për forcimin e demokracisë, sigurisë dhe mbështetjen e atyre në nevojë”.

Pas Shqipërisë, zyrtari i lartë amerikan do të vizitojë edhe Kosovën e Serbinë, ku në fokus do të ketë lehtësimin e dialogut mes dy vendeve sipas njoftimit të Departamentit amerikan të shtetit, njofton oranews.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit