BallinaBiznesiA do të ulet çmimi i energjisë? 

A do të ulet çmimi i energjisë? 

-

Dy muaj pasi u paralajmërua nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherazi zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, propozimi i qeverisë për të ulur çmimin e energjisë për abonentët familjarë është marrë në shqyrtim nga Enti Rregullator i Energjisë.

Bordi i ERE-s do të mblidhet të martën dhe do të diskutojë uljen e mundshme të çmimit.

Nëse propozimi i zv.kryeministres Balluku do të miratohet, ulja e çmimit do të prekë vetëm kategorinë e konsumatorëve familjarë, duke përjashtuar kategoritë e tjera si bizneset, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore. Ndryshime nuk do të ketë as për furrat e bukës.

Nëse vendimi për rishikimin e çmimit për familjarët do të ndryshojë të martën, ai pritet të hyjë në fuqi nga 1 shkurti. Aktualisht çmimi i energjisë për abonentët familjarë është 9.5 lekë për kilovat pa TVSH, ndërsa me TVSH arrin në 11.4 lekë. Plani i qeverisë është që familjet të cilat do të konsumojnë më pak se 800 kilovat-orë energji elektrike në muaj, në të ardhmen të paguajnë më pak, njofton topchannel.

 

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Nga Strezoci i Preshevës në Zvicër, Vloran Asllani ndërton ëndrrën e...

0
Nga: Dea EBIBI Kur puna bëhet me zemër, profesionalizëm dhe ndershmëri, suksesi nuk vonon. Vloran Asllani, i rritur dhe i shkolluar në Zvicër, ka vendosur...