3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Kampioni olimpik amerikan e fillon vitin e ri në burg!

Duhet ti lexosh

Sprinteri amerikan Fred Kerley, medalje bronzi në garën e 100 metrave në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, ka patur një aventurë të keqe një ditë më parë. Pas një debati me disa oficerë policie në Miami, atleti 29-vjeçar u godit me një “taser” dhe u arrestua. Tashmë ai përballet me akuzat për agresion, rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe shkelje të qetësisë. Oficerët e policisë po hetonin një aksident trafiku kur Kerley iu afrua atyre me një “qëndrim agresiv”, i shqetësuar për makinën e tij. Sipas një raporti të policisë.

Kerley vazhdoi t’u rezistonte oficerëve dhe përdori lëvizje evazive për të shmangur arrestimin përpara se të hidhej në tokë nga katër oficerë. Pamjet e kamerave të policisë tregojnë Kerley duke u ngritur në këmbë, më pas duke u goditur me “taser” dhe duke rënë përsëri në tokë përpara se të merrej në paraburgim.

Mediat në Majemi raportuan se Kerley u paraqit sot në gjykatë dhe u lirua me kusht. Avokati i tij tha se incidenti ishte një “keqkuptim total”. Lista e medaljeve të Kerley përfshin gjithashtu të artën në 100 metra në Kampionatin Botëror 2022 dhe titujt e botës në 4x100m dhe 4x400m, njofton oranews.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit