Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Sporti

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ka shënuar fitore të merituar

by administrator
14:54 18/12/24
in Sporti
Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ka shënuar fitore të merituar
0
SHARES
3
VIEWS
Share on Facebook

Në ndeshjen e dytë të kualifikimeve për Euro 2026 në fazën ‘Main Round’, Kosova triumfon bindshëm ndaj Bullgarisë. Pas disfatës si mysafirë në duel me Gjeorgjinë (3:1),

Dardanët e futsallit shkëlqyen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, duke mposhtur Bullgarinë me rezultat të thellë 6:2.

Serinë e golave për Kosovën e nisi Ramadan Alaj, në minutën e 3-të, për ta vazhduar Ylli Mazreku (7’), Shefki Kameri (11’), Drilon Maxharaj (24’), Malush Qerimi (35’) dhe Fitim Krasniqi (38’), teksa të dy golat për bullgarët i realizoi Martin Stoykov, në minutat 13’ dhe 32’. Me këtë fitore, Dardanët konfirmuan formën e mirë dhe synimin për të vazhduar drejt objektivit madhor të kualifikimit në Euro 2026.

Agon Ramadani, përzgjedhës, tha: “Ne jemi përgatitur që ta bëjmë maksimumin në këtë ndeshje sepse nuk donim të lejonim befasi. Jam shumë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve.

Angazhimi i tillë nuk ka munguar as në Gjeorgji, por atje nuk shkoi gjithçka qysh e kishim parashikuar. Normalisht se gëzimi i fitores para tifozëve tanë është shumë i madh.

Lojtarët patën dëshuirë të flaktë për fitore dhe e realizuan atë. Ne treguam se më nuk jemi autsajder.

Dihet se në grup e kemi Francën që ishte në vend të tretë dhe Gjeorgjinë që ka qenë në çerekfinale në Evropianin e kaluar, por ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të ndjekur objektivin për dy vendet e para në grup. Natyrisht se nuk është e lehtë, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të luftojmë deri në fund. Na pret një pushim prej një muaji dhe duhet ta mbajmë formën që të paraqitemi denjësisht kundër Francës”.

Ramadan Alaj, kapiten, tha: ”Pas një loje shumë të mirë në Gjeorgji por një rezultati zhgënjyes, sot kemi treguar një lojë brilante dhe me meritë iu gëzuam fitores. Bashkëlojtarët e mi kanë dhënë maksimumin e tyre dhe ndjehem krenarë për këtë sukses. Tani vazhdojmë të ndjekim objektivin tonë”./K.Goca

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh