Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Berlin- Balla: PS dhe Rama në mandatin e katërt përmbyllin anëtarësimin e Shqipërisë në BE

by administrator
02:54 15/12/24
in Aktualiteti
Berlin- Balla: PS dhe Rama në mandatin e katërt përmbyllin anëtarësimin e Shqipërisë në BE
0
SHARES
3
VIEWS
Share on Facebook

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla bëri të ditur se ka zhvilluar një takim me bashkëatdhetarë që punojnë dhe jetojnë në Berlin, Gjermani.

Sipas një postimi në rrjetet sociale, bëhet e ditur se në fjalën e tij ministri Balla deklaroi se Partia Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama në mandatin e katërt përmbyllin anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Sipas Ballës, Diaspora shqiptare ka një gjykim objektiv mbi ndryshimin e madh të Shqipërisë në dekadën e fundit.

“Shumë prej jush thonë: mirë, mirë dakord ne do votojmë, por a do kemi ne përfaqësuesit tanë të diasporës në kuvendin e Shqipërisë? A ka vende të përcaktuara në kuvend për diasporën? Shqipëria këtu është e ngjashme me Gjermaninë. Pra dhe në Bundestagun gjerman nuk ka vende të përcaktuara për gjermanët që votojnë në diasporë. Nuk krahasohen diasporat tona sepse Shqipëria ka një numër pothuajse të barabartë mes shtetasve të vet me të drejtë vote që jetojnë jashtë Shqipërisë, me ata që jetojnë brenda Shqipërisë. Me Gjermaninë nuk është i njëjti rast. Partia Socialiste kishte edhe më 2021-in, pra një prej kolegëve të mi Lavdrim Krashi prej 30 vitesh jetonte në Britaninë e Madhe madje dhe si disa prej jush këtu i angazhuar në jetën administrative politike. Në një moment të caktuar ju përgjigj ftesës sonë dhe u bë pjesë e listës sonë për qarkun e Dibrës. Sot është anëtar i komisionit të politikës së jashtme dhe drejton nën/komisionin për diasporën në kuvendin e Shqipërisë. Në këto zgjedhje do të jenë më shumë” deklaroi Balla.

Në Berlin, ministri dhe drejtuesi politik i PS për diasporën premtoi se qeveria shqiptare do marrë përsipër të paguajë mësuesit e gjuhës shqipe për fëmijët e çdo prindi me gjak shqiptar.

“Gjëja që duhet të bëjmë më mirë fillon nga abetarja. Fillon nga detyrimi që ka Shqipëria, qeveria shqiptare, vendi amë, parlamenti, opozita, të gjithë bashkë që ne duhet t’i garantojmë çdo fëmije që lind nga një prind me gjak shqiptari duhet t’i mësojmë gjuhën shqipe. Këtë duhet ta ketë detyrim qeveria. Dhe e vërteta, unë këtu në Gjermani kam parë raste shumë të bukura, të themi të drejtën janë shumë prekëse dhe shumë motivuese, kur shqiptarët e Shqipërisë, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të Preshevës, të Kosovë dhe Malit të Zi bëhen bashkë në një shoqatë dhe me mbështetjen që nuk do mungojë nga qeveria shqiptare për të pasur një mësues të gjuhës shqipe një ditë premte ose ditë shtune siç janë këto programet. Unë isha në Bavari ku mblidheshin ditën e diel bashkë në një sallë, fëmijë të gjitha trevave shqiptare për të mësuar gjuhën shqipe. Por këtë gjë do ta bëjmë më të strukturuar dhe për këtë qeveria shqiptare ka marrë përsipër që mësuesit e gjuhës shqipe t’i paguajë qeveria shqiptare”, tha Balla. /rtsh.al/

 

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh