BallinaDiasporaFtova Përfaqësuesit e Kantonit të Cyrihut për një Vizitë në Kosovë

Ftova Përfaqësuesit e Kantonit të Cyrihut për një Vizitë në Kosovë

-

Znj. Donika Gërvalla Schwarz, Kryetare e Partisë Guxo, zv.Kryeministre dhe Ministre në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, këto ditë ishte në Zvicër dhe pati disa takime. Në një postim në rrjetet sociale, znj.Gërvalla theksoi se:

„Gjatë takimit me përfaqësuesit e Qeverisë së Kantonit të Cyrihut, Mario Fehr, Ministër i Sigurisë në Kantonin e Cyrihut, Dr. Labinot Demaj, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Daniel Wäfler, Anëtar i Këshillit Kantonal dhe Kryetar i Komisionit Parlamentar për Drejtësi dhe Siguri Publike dhe Daniel Müller, Zyrtar për Çështjet e Jashtme në Kancelarinë e Kantonit të Cyrihut diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme dhe investimet në Kosovë.

Theksova përparimin e Kosovës në sundimin e ligjit, demokraci, prodhim dhe eksport, si dhe ndamë shqetësimet për situatën në Ballkan dhe kërcënimet nga Serbia, përfshirë sulmet e fundit ndaj infrastrukturës kritike.

Ftova përfaqësuesit e Kantonit të Cyrihut për një vizitë në Kosovë, së bashku me ndërmarrjet zvicerane dhe ato të mërgatës që operojnë në Zvicër, për të forcuar më tej lidhjet tona ekonomike dhe arsimore.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Çoçoli: Deri në 100 miliard euro dëme në biznese, turizëm dhe...

0
Protestat e dhunshme rrezikojnë t’i kushtojnë rëndë ekonomisë, duke prekur bizneset, turizmin dhe investimet e huaja. Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli, i ftuar në emisionin...