1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Studentët nga Kosova pjesë e Akademisë Ushtarake në Shqipëri

Duhet ti lexosh

Komandanti i Akademisë së Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Nuredinaj, zhvilloi një takim sot me Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Në qendër të diskutimeve ishin studentët nga Kosova që ndjekin programet Bachelor dhe Master në Akademinë e Forcave të Armatosura, njofton Ministria e Mbrojtjes në një njoftim për shtyp.

Aktualisht, në këtë akademi studiojnë 10 studentë nga Kosova në nivelin Bachelor dhe 2 studentë ndjekin programin Master.

Po ashtu, në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë janë pjesë e kurseve 12 kursantë nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Ministri Maqedonci u njoh nga afër me ambientet e akademisë si dhe me programin mësimor dhe stërvitor të ndjekur nga këta studentë, njofton ministria.

Në përmbyllje, u zhvillua një bashkëbisedim i hapur mes Ministrit dhe studentëve kosovarë, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak.

https://www.facebook.com/MinistriaMbrojtjes

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit