BallinaSportiAnglia ka triumfuar me rezultat 3:2 ndaj Spanjës

Anglia ka triumfuar me rezultat 3:2 ndaj Spanjës

-

Spanja, e cila kishte regjistruar 43 ndeshje radhazi pa humbje, është mposhtur sonte në shtëpi, duke ndërprerë serinë e saj fantastike.

Anglia kaloi në epërsi në minutën e 45-të, kur Harry Kane shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për 0:1.

Në minutën e 53-të, anglezët dyfishuan epërsinë. Pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Declan Rice, Ezri Konsa realizoi me kokë për 0:2. Vetëm katër minuta më vonë, Anglia shënoi edhe golin e tretë. Jude Bellingham asistoi bukur për Ben White, i cili depërtoi në zonën e rreptësisë dhe realizoi për 0:3.

Në minutën e 63-të, Anglia mbeti me një lojtar më pak, pasi Elliot Anderson u ndëshkua me karton të kuq.

Spanja përfitoi nga epërsia numerike dhe ngushtoi rezultatin në minutën e 65-të, kur Mikel Oyarzabal shënoi nga penalltia për 1:3.

Në minutën e 75-të, Nico Williams realizoi golin e dytë për spanjollët, pas asistimit të Lamine Yamalit, duke e çuar rezultatin në 2:3 dhe rikthyer emocionet në stadiumin “Metropolitano”.

Megjithatë, Anglia arriti ta ruajë epërsinë deri në fund dhe të marrë një fitore të madhe në Madrid. Anglia e përfundoi grupin në vendin e parë me 15 pikë, po aq sa Spanja, e cila u rendit e dyta në Grupin 3 të Ligës A të Kombeve./K.Goca/BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit në Hagë, vendim i...

0
HAGË – Të martën, më 17 nëntor, në orën 10:00, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të shpallin aktgjykimin në një tjetër...