BallinaDiasporaNufi nga Oslo: Integrimi i Kosovës në NATO, domosdoshmëri strategjike për sigurinë...

Nufi nga Oslo: Integrimi i Kosovës në NATO, domosdoshmëri strategjike për sigurinë e rajonit

-

Oslo, 12 nëntor 2026 – Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka marrë pjesë në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut 2026, i cili po zhvillohet në Oslo të Norvegjisë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë politikë, ushtarakë dhe të industrisë së mbrojtjes nga vendet aleate. Forumi, i organizuar nga qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar dhe Norvegjisë, ka në fokus sfidat aktuale të sigurisë euroatlantike, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet aleatëve dhe koordinimin strategjik në të dy anët e Atlantikut. Nga bordi i aeroplanmbajtëses britanike HMS Prince of Wales, ministri Nufi vuri në pah rëndësinë e këtij takimi për forcimin e lidhjeve ndërmjet vendeve të Aleancës, veçanërisht në drejtim të koordinimit dhe komunikimit për çështjet strategjike të sigurisë.

Në kuadër të forumit, Nufi zhvilloi takime me homologun norvegjez, Tore O. Sandvik, si dhe me Lord Wood of Anfield, nënsekretar parlamentar i shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar. Në këto takime u diskutua për sfidat e sigurisë euroatlantike dhe nevojën që NATO të ruajë vëmendjen në të gjitha drejtimet strategjike. Një mesazh i veçantë i ministrit shqiptar iu kushtua Ballkanit Perëndimor dhe pozitës së Kosovës në arkitekturën e sigurisë evropiane.

“Siguria e Europës nuk përfundon në Veriun e Largët. Ballkani Perëndimor dhe veçanërisht Kosova duhet të mbeten në vëmendjen e Aleancës”, theksoi Nufi. Ai e cilësoi integrimin e Kosovës në NATO si një domosdoshmëri strategjike për stabilitetin rajonal dhe parandalimin e konflikteve, duke argumentuar se përfshirja e Kosovës në strukturat euroatlantike do të kontribuonte në shmangien e rreziqeve të reja të sigurisë në Evropë.

“Integrimi i Kosovës në NATO është, sipas nesh, një domosdoshmëri strategjike për forcimin e stabilitetit rajonal, parandalimin e konflikteve dhe shmangien e rrezikut të hapjes së fronteve të reja të pasigurisë në Europë. Sepse siguria euroatlantike është e pandashme. Dhe një NATO më e fortë në Ballkan do të thotë një Europë më e sigurt”, u shpreh ministri Nufi.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë forum ndërkombëtar vjen në kuadër të angazhimit të saj si anëtare e NATO-s për të kontribuar në diskutimet strategjike të Aleancës, për të thelluar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë dhe për të mbështetur forcimin e sigurisë dhe mbrojtjes kolektive. Në këtë kontekst, Tirana rithekson rëndësinë që Ballkani Perëndimor të mbetet pjesë e pandashme e agjendës euroatlantike, ndërsa perspektiva e Kosovës për integrim në NATO paraqitet si një çështje me rëndësi për stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë të rajonit, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasadori Rexhep Demiri takon diasporën maqedonase në Zvicër

0
Triëngen, Zvicër – Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Shkëlqesia e Tij, Rexhep Demiri, mori pjesë më 8 nëntor 2026 në...