BallinaAtdheuLVV: Komuna e Prishtinës shpenzoi jashtë destinimit mbi 2.18 milionë euro nga...

LVV: Komuna e Prishtinës shpenzoi jashtë destinimit mbi 2.18 milionë euro nga fondet e BERZH-it

-

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra e Prishtinës ka ngritur akuza ndaj qeverisjes komunale të udhëhequr nga kryetari Përparim Rama, duke pretenduar se mbi 2.18 milionë euro nga fondet e kredisë së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) janë shpenzuar për projekte jashtë destinimit të përcaktuar në marrëveshjet e financimit. Në një reagim publik në Facebook, LVV-ja është thirrur në gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), sipas të cilave, gjatë vlerësimit të pajtueshmërisë së pagesave të realizuara nga Komuna e Prishtinës, janë identifikuar shpenzime në vlerë prej 2,180,417 eurosh për projekte që nuk ishin të parapara në marrëveshjet me BERZH-in.

Sipas LVV-së, këto mjete financiare ishin të dedikuara për rritjen e efiçiencës së energjisë në ndërtesat publike, shkolla dhe çerdhe, përmes përmirësimit të sistemeve të ngrohjes, izolimit termik dhe zëvendësimit të dyerve e dritareve. Vetëvendosje ka theksuar veçanërisht se 700,374 euro janë shpenzuar për kontrata të ndriçimit publik, të cilat, sipas saj, nuk ishin pjesë e marrëveshjeve të financimit me BERZH-in. Lëvizja ka bërë të ditur se këto kontrata i ka denoncuar edhe në Prokurorinë Speciale. Në reagim, LVV-ja ka lidhur shpenzimin e këtyre mjeteve me problemet e ngrohjes në disa shkolla të kryeqytetit, duke pretenduar se nxënësit dhe mësimdhënësit po përballen me kushte të papërshtatshme për zhvillimin e procesit mësimor.

Po ashtu, kjo parti ka kritikuar kryetarin Përparim Rama për akuzat e drejtuara ndaj nivelit qendror lidhur me problemet në shkollat e Prishtinës, duke pretenduar se gjetjet e auditimit i hedhin poshtë deklaratat e tij për bllokimin e fondeve.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar përgjegjësi institucionale dhe ligjore për atë që e cilëson ridestinim të njëanshëm të mjeteve, si dhe hetim të procesit të vendimmarrjes, autorizimit të pagesave dhe përgjegjësisë së zyrtarëve të përfshirë.

Ajo ka kërkuar gjithashtu që të sqarohet ndikimi i këtyre shpenzimeve në realizimin e investimeve për ngrohjen e shkollave, duke theksuar se sigurimi i kushteve të përshtatshme për mësim është detyrim i institucioneve komunale.

Deri në publikimin e këtij reagimi nuk është paraqitur këtu qëndrimi i Komunës së Prishtinës lidhur me pretendimet e LVV-së./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Nufi nga Oslo: Integrimi i Kosovës në NATO, domosdoshmëri strategjike për...

0
Oslo, 12 nëntor 2026 – Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka marrë pjesë në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut...