BallinaDiasporaAMBASADORI I KOSOVËS, DR. MARTIN BERISHAJ, NDERON TË RËNËT NË BOGDANOVCI: “DËSHMORËT...

AMBASADORI I KOSOVËS, DR. MARTIN BERISHAJ, NDERON TË RËNËT NË BOGDANOVCI: “DËSHMORËT DHE TË RËNËT NË LUFTË UA HAPIN SYTË TË GJALLËVE”

-

KUJTESA E TË RËNËVE NUK NJEH KUFIJ, NDËRSA SAKRIFICA PËR LIRI MBETET E SHENJTË PËR ÇDO BREZ. Me këtë mesazh respekti dhe përkujtimi, Ambasada e Republikës së Kosovës në Kroaci, e kryesuar nga ambasadori Prof. Dr. Martin Berishaj, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në Bogdanovci, ku u nderuan 133 mbrojtës dhe civilë të rënë gjatë luftës në Kroaci, në mesin e tyre edhe 11 shqiptarë. Me rastin e kësaj ceremonie, ambasadori i Kosovës në Kroaci, dr. Martin Berishaj, në një deklaratë për televizionin kroat HRT, përcolli një mesazh të fuqishëm për rëndësinë e kujtesës historike dhe të respektimit të sakrificës së atyre që dhanë jetën për liri.

„Dëshmorët dhe të rënët në luftë ua hapin sytë të gjallëve“, deklaroi ambasadori Berishaj, duke rikujtuar se sakrifica e atyre që ranë nuk duhet të mbetet vetëm pjesë e historisë, por të shërbejë si ndërgjegjësim për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

Në Bogdanovci humbën jetën 133 mbrojtës dhe civilë. Prej tyre, 89 ishin banorë të këtij vendbanimi, ndërsa 11 ishin shqiptarë. Për fatin e 17 personave ende nuk dihet asgjë. Në këmbët e memorialit „Martirët e Bogdanovcit“ u vendosën kurora me lule dhe u ndezën qirinj, në shenjë nderimi për viktimat e luftës. Homazhe bënë familjarët e mbrojtësve kroatë dhe civilëve të rënë, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, veteranëve dhe strukturave të tjera të Kroacisë. Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të Presidencës, Parlamentit dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë, autoritete të Qarkut Vukovar-Srijem, përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Veteranëve Kroatë, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe institucioneve policore. Delegacioni i Ambasadës së Republikës së Kosovës, i kryesuar nga ambasadori dr. Martin Berishaj, vendosi kurorë në memorial, duke shprehur nderimin dhe respektin institucional për viktimat dhe familjet e tyre. Një dimension të veçantë ceremonisë i dha edhe mbajtja e meshës në gjuhën shqipe, e drejtuar nga don Marjan Lorenci dhe don Robert Jakaj, duke dëshmuar praninë dhe kontributin e komunitetit shqiptar në këtë kujtesë të përbashkët historike. Pjesëmarrja e Ambasadës së Kosovës në këtë aktivitet përkujtimor përfaqëson një akt respekti dhe solidariteti, por edhe një dëshmi të lidhjeve të miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë. Sepse dhimbja për të rënët nuk ka përkatësi, sakrifica për liri meriton respekt pa dallim dhe kujtesa historike është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë atyre që besojnë në paqe, dinjitet dhe liri, transmeton Ambasada e Kosovës në Cyrih, përcjell helveticALforum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

POLICIA E SHTETIT NËN SHËNJESTËR RRJETET E KANABISIT, HITa: DO TË...

0
Policia e Shtetit synon të kalojë nga zbulimi i parcelave me kanabis te goditja e plotë e organizatave kriminale që financojnë, kultivojnë, shpërndajnë dhe...