BallinaDiasporaNJË TAKIM EMBLEMATIK ME KONSULLIN E PËRGJITHSHËM TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË...

NJË TAKIM EMBLEMATIK ME KONSULLIN E PËRGJITHSHËM TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË ZÜRICH, Z. VIGAN BERISHA

-

Nga Shefqet DIBRANI

St. Gallen, 10 nëntor 2026 – Restoranti i Coop / Gallus Markt- Për mua, takimi me Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Zürich, z. Vigan Berisha, ishte një përjetim i veçantë dhe emocional, sidomos me rastin e vizitës sime të shkurtër këtu në Zvicër. Zotëri Vigan Berisha, është një nga ata diplomatë që i duhen Kosovës, jo vetëm për përkushtimin e tij profesional në shërbim të diplomacisë, me që rast ai ngriti këtë konsullat në nivelin e shërbimit të lartë si Konsullatë e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, por edhe për mënyrën e jashtëzakonshme se si e ka organizuar dhe zhvilluar tërë veprimtarinë konsullore, duke u gjendur pranë personaliteteve, sukseseve, grupeve kulturore, familjeve dhe bashkatdhetarëve shqiptarë të të gjitha kategorive.

Me punën dhe përkushtimin e tij, Vigani ka arritur që Konsullatën e Republikës së Kosovës në Zürich, tash Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Zürich, t’ua sjellë, në njëfarë mënyre, në shtëpi, në vendin e punës dhe kudo ku takohen e bashkohen shqiptarët. Kjo është një dëshmi e qartë e një diplomacie që nuk kufizohet vetëm brenda mureve të institucionit, por që shkon drejt njerëzve, i dëgjon, i respekton dhe u qëndron pranë, dhe përherë i inkurajon, dhe çdo herë kudo me ta e për ta, është shndërruar në një frymëzim për gjithsecilin qytetar. Edhe sot, në kuadër të agjendës dhe detyrave të tij diplomatike, patëm një takim shumë emocional në St. Gallen. Natyrisht, për mua ishte një vlerësim i jashtëzakonshëm të përjetoja nga afër një kulturë kaq të veçantë të mirësjelljes, një mirësjellje të rrallë dhe një respekt të sinqertë ndaj të gjithë bashkatdhetarëve shqiptarë kudo në Zvicër. Zotëri Vigan Berisha është një shembull i shkëlqyer i intelektualit, diplomatit dhe zyrtarit të Republikës së Kosovës, i cili me punën, përkushtimin dhe afërsinë e tij me njerëzit dëshmon se diplomacia është, mbi të gjitha, shërbim, respekt dhe komunikim njerëzor. Në këtë ndejë, së bashku me Konsullin e Përgjithshëm, ishte edhe miku im, Ing. Islam Sadiki, si dhe Viktor Prenaj, moderator dhe drejtues i “Radio Klinës”, i cili prej vitesh është në kontakt të vazhdueshëm me dëgjuesit e shumtë të kësaj radioje. Ndërsa miku im dhe bashkëveprimtari Islam Sadiki, përveç mikpritjes dhe dhuratës, (një shishe e vogël me raki boronice), më dhuroi edhe librin e Mon Tolajt, “Historia e Botushës ndër vite”, një monografi kushtuar fshatit të tij të lindjes, e botuar sivjet në Gjakovë.

Me këtë rast, shkrepëm edhe disa fotografi për ta shënuar në kalendarin e rrjeteve sociale këtë ndejë, këtë takim dhe këtë miqësi të çmuar.

Si autor dhe intelektual, shpreh falënderimet e mia më të përzemërta për Konsullin e Përgjithshëm, z. Vigan Berisha, i cili me punën dhe përkushtimin e tij ka arritur që Konsullatën e Republikës së Kosovës në Zürich ta ngrejë në nivelin e një institucioni të rëndësishëm të shërbimit konsullor, duke e afruar atë gjithnjë e më shumë me bashkatdhetarët tanë. Për këtë kontribut, ai gjithnjë falënderohet nga bashkatdhetarët, por sigurisht edhe nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës. Ashtu siç ka arritur të fitojë zemrat e shumë mërgimtarëve shqiptarë në Zvicër, edhe puna dhe kontributi i tij janë të dukshëm dhe reflektojnë përkushtim, mirësjellje, përgjegjësi dhe diplomaci të mirëfilltë. Faleminderit, miku im Vigan Berisha, për kohën, respektin dhe dashurinë që na dhurove edhe neve sot në St. Gallen! Faleminderit miku im Islam Sadiku dhe miku Ynë Viktor Prenaj, për miqësinë dhe për drekën që na grishe! Miqësisht për këtë ndej e takim, që do të mebten kujtim i çmuar për mua, sepse lidhjet tona me njëri-tjetrin duhet të vazhdojnë kudo ku ka dhe ku jetojnë shqiptarët. Respekt dhe mirënjohje!

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

POLICIA E SHTETIT NËN SHËNJESTËR RRJETET E KANABISIT, HITa: DO TË...

0
Policia e Shtetit synon të kalojë nga zbulimi i parcelave me kanabis te goditja e plotë e organizatave kriminale që financojnë, kultivojnë, shpërndajnë dhe...