BallinaSportiBarcelona ruan kreun e tabelës

Barcelona ruan kreun e tabelës

-

Barcelona dëshmon edhe një herë fuqinë e saj, duke triumfuar në Madrid ndaj Atletico Madridit me rezultat 2:1, në kuadër të javës së 12-të të kampionatit spanjoll. Heroi i ndeshjes ishte Fermin Lopez, i cili me dy golat e tij përmbysi rezultatin dhe i dhuroi Barcelonës tri pikë të rëndësishme në garën për titullin.

Atletico Madridi kaloi në epërsi në minutën e 10-të, pas një aksioni fantastik të ndërtuar me pasime të bukura.
Julian Alvarez asistoi në mënyrë të shkëlqyer për Giuliano Simeonen, i cili nga afërsia nuk gaboi dhe e dërgoi topin në rrjetë për 1:0.

Megjithatë, Barcelona reagoi në fund të pjesës së parë. Në minutën e 45-të, Fermin Lopez barazoi rezultatin në 1:1. Ai përfitoi nga një top i kthyer brenda zonës dhe me një goditje të saktë nga rreth 14 metra e dërgoi topin në këndin e majtë të portës, duke mos i lënë mundësi reagimi portierit kundërshtar.

Në minutën e 66-të erdhi edhe përmbysja e madhe. Lamine Yamal depërtoi me një pasim të saktë përtokë dhe gjeti Fermin Lopezin brenda zonës së rreptësisë.

Ky i fundit goditi menjëherë me të parën, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të djathtë për rezultatin 1:2.

Me këtë fitore, Barcelona ruan vendin e parë në tabelë me 33 pikë, tri më shumë se Real Madridi, që renditet i dyti. Ndërkohë, Atletico Madridi mbetet në pozitën e tretë me 28 pikë./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kur arti flet për mbijetesën: Zeqirja Rexhepi ekspozon në Montreal

0
Montreal bëhet nikoqir i një ngjarjeje të veçantë kulturore shqiptare, transmeton helveticALforum.ch. Më 14 nëntor 2026, artisti Zeqirja Rexhepi do të prezantojë për herë...