Bajram Ibrahimaj
Sofra e Nanës plot me t’mira
Bukë e ngrohtë, qumësht e hirra
Kos e djathë, mazë e trashë
Na priste Nana buzë në gaz.
Flija piqej nën atë saç
Era dilte plot me avull
Me bukë misri pite lakror
Ishte shija ku sot e kujtoj.
N’Gollak tonë, n’atë Malësi
Kishte bukë e bujari
Kullosnin delet n’mal e n’ara
Nana sofrën na e shtronte para.
Kumshti vinte prej katunit
Djathi bëhej n’odë t’gurit
Nana zgjohej para dritës
Me na pritë me bukë të shpisë.
Speca t’mbushun, fasule n’çerep
Turshi dimrit, ajvar me lezet
Krejt gatimet me traditë
Nana i bënte me dashni e shpirt.
Sofra jonë s’kishte luks
Ka me mbetë në kujtimin tim.
Jo çdo herë mish me asht
Një kafshatë e ndanim bashkë.
Sot po ndryshon kjo jetë
Shumë kujtime na kanë mbetë
Nanat tona s’janë harru
Ato sofra sot me i kujtu.
Se buka e Nanës kishte shije
Sofra e saj ishte plot bekim
Nuk na mungonte asnjë ushqimi
Ka me mbetë gjat në kujtimin tim.










