BallinaAtdheuPrishtina pret Forumin e Tretë Ekonomik Gjermano-Kosovar më 28 dhe 29 tetor

Prishtina pret Forumin e Tretë Ekonomik Gjermano-Kosovar më 28 dhe 29 tetor

-

“Driving the Next Economy”, në fokus transformimi digjital, energjia e qëndrueshme dhe industria e avancuar

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) do të organizojë më 28 dhe 29 tetor 2026, në Prishtinë, edicionin e tretë të Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar, i cili synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe të krijojë mundësi të reja për investime dhe partneritete biznesore. Nën moton “Driving the Next Economy”, forumi do të mbledhë përfaqësues të bizneseve, investitorë dhe institucione nga të dyja vendet, me fokus në tri fusha kryesore: transformimin digjital dhe inteligjencën artificiale, energjinë dhe infrastrukturën e qëndrueshme, si dhe prodhimin e avancuar dhe industrinë. Në një kohë kur kompanitë evropiane po kërkojnë partnerë më të afërt dhe zinxhirë më të qëndrueshëm të furnizimit, organizimi i këtij forumi synon të promovojë potencialin e Kosovës si destinacion për investime dhe si partnere në zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik me tregjet evropiane.

Pjesëmarrje e nivelit të lartë nga Kosova dhe Gjermania

Forumi do të hapet më 28 tetor me fjalët përshëndetëse të ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, drejtorit ekzekutiv të OEGJK-së, Besnik Vasolli, si dhe Nina Wunderlich, përfaqësuese e Ministrisë Federale për Çështje Ekonomike dhe Energji të Gjermanisë.

Në kuadër të programit, fjalime kryesore do të mbajnë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe Frank Scheidig, përfaqësues i DZ BANK.

Pjesëmarrja e përfaqësuesve institucionalë dhe të sektorit financiar e ekonomik pritet t’i japë forumit një dimension të rëndësishëm në diskutimin e mundësive për zhvillim ekonomik, investime dhe zgjerim të bashkëpunimit ndërmjet kompanive kosovare dhe gjermane.

Takime B2B dhe mundësi të reja për bizneset

Dita e dytë e forumit, më 29 tetor, do t’u kushtohet takimeve të strukturuara biznes me biznes (B2B), ku kompanitë nga Kosova dhe Gjermania do të kenë mundësi të zhvillojnë kontakte dhe të shqyrtojnë mundësi konkrete bashkëpunimi.

Takimet do të planifikohen paraprakisht përmes platformës b2match, me synimin që pjesëmarrësit të krijojnë lidhje të drejtpërdrejta me partnerë potencialë dhe të identifikojnë fusha me interes të përbashkët.

Programi do të përfshijë gjithashtu tryezën “Baden-Württemberg Meets Kosovo”, sesione profesionale dhe diskutime mbi mundësitë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Përmes këtij aktiviteti, OEGJK synon të krijojë një platformë për shkëmbimin e përvojave, zhvillimin e partneriteteve dhe identifikimin e mundësive të reja për bizneset që synojnë të zgjerojnë aktivitetin e tyre në tregjet ndërkombëtare.

Forumi Ekonomik Gjermano-Kosovar vjen në një moment kur transformimi teknologjik, siguria energjetike dhe zhvillimi industrial po marrin rëndësi gjithnjë e më të madhe për konkurrueshmërinë e ekonomive evropiane. Në këtë kontekst, bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë paraqet një mundësi për të nxitur investimet, për të forcuar lidhjet ndërmjet bizneseve dhe për të krijuar perspektiva të reja për zhvillimin ekonomik të vendit, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Futbollistja spanjolle, Alexia Putellas është fituesja e “Topit të Artë”

0
Pas një sezoni bombastik me Barcelonën, ajo shkëlqeu në çdo aspekt duke fituar shumë tituj. Për të është hera e 3-të që fiton këtë çmim....