BallinaSportiSpektakël në ndeshjen Bayern - Arsenal

Spektakël në ndeshjen Bayern – Arsenal

-

Ndeshje spektakolare janë zhvilluar në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve, ku Arsenali mori një pikë në udhëtim ndaj Bayern Munihut, ndërsa Real Madridi triumfoi ndaj Leipzigut. Interi, në anën tjetër, siguroi fitoren me rezultat minimal ndaj Shakhtarit. Arsenali ka arritur të marrë një pikë të rëndësishme në udhëtim, duke barazuar 2:2 me Bayern Munihun në stadiumin “Allianz Arena”.

Rezultatet
Aston Villa – Viking 3:1 (2:0)
Bayerni – Arsenali 2:2 (1:1)
Betis- Feyenoordi 1:0 (0:0)
Club Brugge – Lens 3:0 (1:0)
Interi – SHakhtar 1:0 (0:0)
Reali – Leipzig 4:1 (1:0)
Sporting – LASK 2:3 (1:1)

Ndeshja ishte e luftuar dhe me shumë emocione, ndërsa të dyja skuadrat arritën të shënonin nga dy gola.

Në minutën e 26-të, Arsenali kaloi në epërsi. Eberechi Eze shënoi pas një aksioni të bukur ofensiv, duke e dërguar topin në këndin e majtë të portës. Bayern Munih reagoi në minutën e 35-të, kur Alphonso Davies barazoi rezultatin pas një aksioni të bukur të ndërtuar nga Harry Kane.

Në minutën e 61-të, bavarezët kaluan në epërsi. Harry Kane ekzekutoi saktë një penallti, duke mposhtur portierin David Raya për rezultatin 2:1.

Megjithatë, Arsenali nuk u dorëzua dhe në minutën e 82-të arriti të barazonte shifrat. Declan Rice realizoi me një goditje të fuqishme drejt këndit të poshtëm të djathtë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2:2.

Real Madridi ka shënuar fitore 4:1 ndaj RB Leipzigut në një ndeshje me shumë gola, ku futbollisti shqiptar Brajan Gruda u paraqit për skuadrën gjermane. Madrilenët kaluan në epërsi në minutën e 44-t, kur Bernardo Silva përfitoi nga një top i kthyer pas një goditjeje të devijuar dhe shënoi nga afërsia për 1:0.

Në minutën e 52-të, Real Madridi dyfishoi epërsinë. Pas një krosimi në zonë, Kylian Mbappé e uli topin me kokë, ndërsa Arda Güler reagoi shpejt dhe shënoi për 2:0.
Brajan Gruda u paraqit për 63 minuta në këtë takim, duke qenë pjesë e formacionit të Leipzigut.

Në minutën e 83-të, Kylian Mbappé shënoi për 3:0 pas asistimit të Yan Diomandes, me një goditje të saktë drejt anës së djathtë të portës.
RB Leipzig arriti të shënonte golin e nderit në minutën e 85-të, kur Tidiam Gomis gjeti rrugën drejt rrjetës për 3:1.

Dy minuta më vonë, Yan Diomande realizoi edhe golin e katërt për Real Madridin, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të majtë të portës.
Kështu, Real Madridi vulosi fitoren 4:1 ndaj skuadrës gjermane. Interi fiton me vështirësi ndaj Shakhtarit
Interi ka marrë tri pikë të rëndësishme, duke e mposhtur Shakhtarin me rezultat minimal 1:0.
Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 77-të. Henrikh Mkhitaryan dërgoi një krosim të saktë në zonën e rreptësisë, ku Carlos Augusto reagoi mirë dhe goditi drejt këndit të poshtëm të djathtë për rezultatin përfundimtar 1:0. 

Pas tri xhirove të zhvilluara, gara në renditjen e Ligës së Kampionëve mbetet e hapur, me disa skuadra që kanë grumbulluar pikë të rëndësishme.
Sipas renditjes së dhënë, në krye janë PSG-ja, Aston Villa, Liverpooli, Real Madridi dhe Betisi, me nga nëntë pikë.

Pas tyre renditet Stuttgart me shtatë pikë, ndërsa Arsenali ka po ashtu shtatë pikë. Barcelona ka gjashtë pikë, njësoj si Como, Manchester City, Sportingu dhe Borussia Dortmundi.
Bayern Munihu, pas barazimit me Arsenalin, ka grumbulluar pesë pikë. Galatasaray ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim, duke e mposhtur Lillen me rezultat 4:2, në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja dhuroi spektakël dhe gjashtë gola, duke kënaqur të gjithë tifozët e pranishëm.

Skuadra turke kaloi në epërsi që në minutën e dytë, kur Akgun shënoi për 0:1.

Megjithatë, Lille reagoi dhe Diaoune realizoi dy herë, në minutat 7 dhe 39, duke i dhënë epërsinë skuadrës vendase.

Galatasaray nuk u dorëzua dhe arriti të rikthehej në lojë. Në minutën e 44-t, Batrakov shënoi për barazimin 2:2, ndërsa në minutën e 52-të, një autogol i Ozerit i dha epërsinë skuadrës turke.

Fitoren e Galatasarayt e vulosi Victor Osimhen, i cili shënoi në minutën e 61-të për rezultatin përfundimtar 4:2.

Me këtë fitore, Galatasaray merr tri pikë të rëndësishme në garën evropiane, ndërsa Lille mbetet pa pikë./K.GOCA/BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

A PO I ÇORIENTON PUSHTETI PROTESTAT E STUDENTËVE?

0
Nga Shefqet Cakolli Jemi të gjithë dëshmitarë të protestave në Shqipëri, që nga java e fundit e majit, me të ashtuquajturin “Revolucioni i Flamingove”, për...