BallinaKulturaMira Konçi reagon për protestën në Shqipëri: Më dhemb shpirti kur e...

Mira Konçi reagon për protestën në Shqipëri: Më dhemb shpirti kur e shoh vendin tim në këtë gjendje

-

Jam dhe do të jem gjithmonë kundër dhunës, shkatërrimit dhe vandalizmit, pavarësisht arsyeve apo bindjeve që mund të ketë gjithsecili. Asgjë nuk e justifikon shkatërrimin e asaj që na përket të gjithëve. Këngëtarja Mira Konçi, si shumë artistë të tjerë, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar gjatë protestave studentore në Shqipëri. Ajo ka shprehur dhimbjen për dëmet dhe aktet e vandalizmit, duke theksuar se është kundër dhunës, por jo kundër të drejtës së qytetarëve për të protestuar.

Në reagimin e saj, këngëtarja kujton krenarinë që ka ndier për Shqipërinë si një vend mikpritës dhe paqedashës, ndërsa bën thirrje për më shumë respekt, dialog dhe përgjegjësi ndaj vendit.

Ajo thekson se, pavarësisht bindjeve dhe mendimeve të ndryshme, shkatërrimi nuk mund të jetë zgjidhja e problemeve.

Reagimi i plotë i këngëtares:

Më dhemb shpirti kur e shoh vendin tim në këtë gjendje. Nuk dua ta besoj atë që shoh. Dua ende të mendoj se është një ëndërr e keqe, nga e cila do të zgjohemi dhe gjithçka do të jetë sërish si më parë.

Jam dhe do të jem gjithmonë kundër dhunës, shkatërrimit dhe vandalizmit, pavarësisht arsyeve apo bindjeve që mund të ketë gjithsecili. Asgjë nuk e justifikon shkatërrimin e asaj që na përket të gjithëve.

E kam dashur gjithmonë vendin tim, të bukur, të rregullt, mikpritës dhe paqedashës. Jam ndier krenare kur Shqipëria vlerësohej për sigurinë, mikpritjen dhe ngrohtësinë me të cilën priste vizitorë nga e gjithë bota.

Prandaj, ta shoh sot të dëmtuar nga duart tona, më dhemb thellë. Është e vështirë të kuptosh se si mund t’i bëjmë gjithë këtë dëm vetes sonë, vendit tonë, imazhit tonë. Nuk dua ta politizoj këtë dhimbje dhe as të fajësoj askënd. Aq më pak të kundërshtoj të drejtën e kujtdo për të protestuar. Dua vetëm të them se, edhe kur kemi mendime të ndryshme, duhet të ruajmë respektin, dinjitetin dhe dashurinë për vendin tonë. Sepse Shqipëria nuk ndërtohet duke e shkatërruar, por duke i dhënë në çdo kohë forcë vetes për të dialoguar dhe për të gjetur zgjidhjet që kërkon koha, transmeton shekulli.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kryetari Haliti nderohet nga senatori i shtetit të Nju-Jorkut, Kevin S....

0
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është nderuar me certifikatë mirënjohjeje dhe proklamatë nderimi nga senatori i shtetit të Nju-Jorkut, Kevin S. Parker,...

MOS E DIGJNI SHQIPËRINË!