BallinaDiasporaStudentët dhe rinia që po protestojnë kundër qeverisë, nuk janë armiq të...

Studentët dhe rinia që po protestojnë kundër qeverisë, nuk janë armiq të Shqipërisë

-

Nga Harry Bajraktari

Studentët dhe rinia që po protestojnë kundër qeverisë së Kryeministrit Edi Rama nuk janë armiq të Shqipërisë. Ata janë e ardhmja e kombit shqiptar!

Një gjë duhet ta dijë Kryeministri Rama: Qeveria është për qytetarët dhe e qytetarëve.

Studentët që po kërkojnë arsim më të mirë, perspektivë, llogaridhënie dhe demokraci duhet të dëgjohen, jo të luftohen. Historia ka treguar se zëri i popullit nuk mund të shtypet me forcë, e as pushteti të mbahet me dhunë.

🇺🇸 Në një letër që i kam dërguar Ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri, z. Eric Wendt, e shpreha shqetësimin tim të thellë për këtë situatë. Jam shumë i shqetësuar nga pamjet e tmerrshme të arrestimeve dhe përdorimit të tepruar të forcës policore ndaj studentëve, si dhe të keqtrajtimit të gazetarëve që po mbulojnë protestat.

Prandaj, Ambasadorit Wendt i kërkova që Amerika të mos mbetet vëzhguese pasive e këtyre ngjarjeve, por të angazhohet në mbrojtje të lirive dhe të drejtave demokratike në Shqipëri.

Për më shumë se 100 vjet, që nga Presidenti Woodrow Wilson e deri më sot, Amerika ka qëndruar pranë popullit shqiptar 🇺🇸🇦🇱 Edhe sot, shqiptarët i kanë sytë nga miku i tyre më i madh.

Shqipëria ka nevojë për demokraci të vërtetë. Për një qeveri që punon e i jep llogari popullit, jo që shtyp e godet protestat e studentëve.

Në ditët në vijim, ne si komunitet shqiptaro-amerikan do të angazhohemi me miqtë tanë në Washington, në mbrojtje të demokracisë, lirive dhe të drejtave të qytetarëve në Shqipëri.

Zoti e bekoftë popullin amerikan!

Zoti e bekoftë popullin shqiptar! /GD

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kryetari Haliti nderohet nga senatori i shtetit të Nju-Jorkut, Kevin S....

0
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është nderuar me certifikatë mirënjohjeje dhe proklamatë nderimi nga senatori i shtetit të Nju-Jorkut, Kevin S. Parker,...

MOS E DIGJNI SHQIPËRINË!