BallinaAtdheuAnulohet vizita e Edi Ramës në Vjenë, nuk do të zhvillohet takimi...

Anulohet vizita e Edi Ramës në Vjenë, nuk do të zhvillohet takimi me kancelarin austriak Christian Stocker

-

Vizita zyrtare që kryeministri Edi Rama kishte planifikuar të zhvillonte të hënën në Austri është anuluar nga pala shqiptare. Lajmi është bërë publik nga portali austriak OTS.at. Anulimi vjen në një moment tensionesh të larta në Shqipëri, ku protestat kundër qeverisë kanë hyrë në ditën e gjashtë.

Kryeministri Edi Rama nuk do të zhvillojë vizitën zyrtare të planifikuar për të hënën, më 19 tetor 2026, në Vjenë të Austrisë. Sipas një njoftimi të publikuar nga portali austriak OTS.at, vizita është anuluar nga pala shqiptare, duke bërë që të mos zhvillohet as takimi i parashikuar me kancelarin federal të Austrisë, Christian Stocker.

Rama pritej të pritej me nderime ushtarake nga kancelari austriak në kuadër të vizitës zyrtare, e cila do të përfshinte takime në nivelin më të lartë politik mes dy vendeve.

Në njoftimin e publikuar nga media austriake thuhet: “Vizita zyrtare e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, te Kancelari Federal Christian Stocker, e planifikuar për nesër, të hënën, më 19 tetor 2026, është anuluar nga pala shqiptare”.

Anulimi vjen në kulmin e protestave në Shqipëri

Anulimi i vizitës përkon me një periudhë të tensionuar politike në Shqipëri, ku protestat kundër qeverisë vijojnë prej gjashtë ditësh. Tubimet janë shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe forcave të Policisë, ndërsa gjatë ditëve të fundit janë raportuar incidente të dhunshme dhe dëmtime të pronës publike e private.

Gjatë protestave janë regjistruar sulme me gurë dhe molotovë ndaj institucioneve, bankave dhe bizneseve private, duke shtuar shqetësimet për rendin dhe sigurinë publike.

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë, ndërsa situata politike mbetet e tensionuar.

Takimi Rama-Stocker nuk do të zhvillohet

Vizita në Vjenë shihej si një mundësi për zhvillimin e bisedimeve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Austrisë, përfshirë bashkëpunimin politik dhe ekonomik, si dhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Megjithatë, me anulimin e vizitës, takimi i parashikuar mes Ramës dhe kancelarit Christian Stocker nuk do të zhvillohet në datën e planifikuar.

Deri në publikimin e njoftimit të cituar, nuk janë bërë të ditura arsye të tjera zyrtare për anulimin përtej konfirmimit se vendimi është marrë nga pala shqiptare.

Mbetet për t’u parë nëse do të caktohet një datë e re për vizitën dhe takimin mes dy drejtuesve të qeverive, në një kohë kur zhvillimet e brendshme politike në Shqipëri vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

ME KË JE, ME ATA QË RRAHIN APO ME ATA QË...

0
Nga Visar Zhiti Thënë troç, me kë je tani, me ata që rrahin apo me ata që rrihen? Kjo është pyetja më alarmante, sipas meje,...