UEFA ka përcaktuar ekipin e arbitrimit që do të drejtojë përballjen ndërmjet Izraelit dhe Kosovës në kuadër të UEFA Nations League. Të gjithë gjyqtarët e caktuar për këtë ndeshje vijnë nga Rumania.
UEFA ka bërë të ditur ekipin e gjyqtarëve për ndeshjen ndërmjet Izraelit dhe Kosovës, e cila do të zhvillohet në Nagyerdei Stadion në Debrecen të Hungarisë. Takimi është programuar të nisë në orën 20:45, ndërsa drejtësinë në fushë do ta ndajë një ekip tërësisht rumun. Radu Petrescu është caktuar gjyqtar kryesor i ndeshjes. Ai do të asistojë nga bashkëkombësit e tij Radu Ghinguleac dhe Cosmin Bojan. Në rolin e gjyqtarit të katërt do të jetë Florin Andrei, ndërsa sistemi VAR do të drejtohet nga Cătălin Popa. Në rolin e AVAR-it është caktuar përvoja rumune Ovidiu Haţegan.
Ekipi i arbitrimit
- Gjyqtar kryesor: Radu Petrescu (Rumani)
- Asistent: Radu Ghinguleac (Rumani)
- Asistent: Cosmin Bojan (Rumani)
- Gjyqtar i katërt: Florin Andrei (Rumani)
- VAR: Cătălin Popa (Rumani)
- AVAR: Ovidiu Haţegan (Rumani)
Përballja Izrael–Kosovë do të zhvillohet në Nagyerdei Stadion, në Debrecen të Hungarisë, me fillim nga ora 20:45. Ndeshja pritet të jetë një tjetër sfidë e rëndësishme për Kosovën në garën e UEFA Nations League, ndërsa vëmendja do të jetë edhe te vendimet e ekipit të arbitrimit, i cili do të jetë përgjegjës për drejtimin e takimit dhe përdorimin e teknologjisë VAR./BS










