Ky takim është rezervuar për raundin e parë të Ligës së Kombeve.
“Besoj që kam gjetur skuadrën shumë mirë. Kemi pasur pak më shumë kohë se sa ishte fundi i sezonit të kaluar. Na nevojiteshin këto ditë për të mësuar dhe ushtruar idetë e trajnerit. Frymë dhe lojtarë të rinj.
Është frymë shumë pozitive në kombëtare. Etriti është rikthye, lojtar kyç dhe me eksperiencë. E njoh dhe kam luajtur bashkë në Itali, do i japë një dorë të rinjve në kombëtare dhe t’u tregojë vlerat e kombëtares. Ndoshta i kam hapur rrugën Asllanit(qesh). Ka qenë vendimi im, bashkë me Atalantën në atë kohë. Nga jashtë nuk duket fort, është e mirë apo dobët si ligë, sepse nuk e japin të gjithë televizionet. Është ligë shumë e vështirë. Ka shumë lojtarë me cilësi që kanë ardhur nga Europa në 3-4 vitet e fundit. Nuk është aq e thjesht siç duket. Sidomos për mbrojtësit sepse çdo ekip ka një sulmues me emër. Për mua është sfidë e madhe si mbrojtës.
Premtimi është se do japim maksimumin, do jemi të gjithë bashkë si në fitore dhe në humbje. Duam vendin e parë, të kemi mundësinë për të shkuar për herë të tretë në Europian. Ky është synimi dhe kjo është rruga duhur.
Rreshtimi? Në këto vite kam pasur disa trajnerë dhe taktika të ndryshme. Në kohët e fundit kam folur shumë me Maran, për taktikat dhe gjëra të tjera. Mendoj se do vendosë më të mirën për ekipin, të përshtaten të gjithë lojtarët dhe ajo që na hap rrugën për suksesin. A luajmë me 3 apo 4, nuk besoj se ndryshon shumë dhe atë e vendos trajneri në fund.
Ke një presion në këtë grup, të gjithë dhe nga jashtë dhe ne kemi pretendime për vendin e parë. Unë kam shikuar gjithmonë për maksimumin. Nuk kishim fat me Poloninë për Botëror dhe do ishte arritje e madhe. Prapë do shikojmë, ta përsërisim këtë Europian. Pse jo për herë të tretë.
Grupi dhe fryma në ekip është më e rëndëishme, ose mentaliteti, se sa kur të zbresësh në fushë. Gjithçka është në kokë. Këtë kemi stërvit. Në verë, trajneri ka pasur idetë e tij por nuk kishim aq kohë”, u shpreh Gjimshiti./BS









