0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Ansambli i Këngëve dhe i Valleve “Ibe Palikuqi“ po merr pjesë ne Festivalin ndërkombëtar në Bjellovar të Kroacisë

Duhet ti lexosh

Gjatë ditës anëtarët e absamblit patën rastin të shetisin pjesët me të rëndesishme dhe historin e qytetit të Bjellovarit. Ata vizituan Muzeun e qytetit i cili ishte ndërtuar dekada me herët por që në detaje kishte ruajtur autencitetin e lashtë të saj, u vizitua edhe vendi ku gjate fillim viteve te 90-ta kishte filluar lufta për pavarësi ndersa në qendër të qytetit ishte edhe ndertesa ku atë kohë ishin dhënë urdhërat për mbojtjen e ketij qyteti.

Me një infrastrukturë mbresëlënëse Bjellovari i ngjason një qyteti Evropian me rruge të gjëra me parqe të gjelbëruara e te rregulluara me shumë shije thuaj se ne çdo cep të tij. Gjurmë shqiptare gjenden edhe në këtë qytet edhe atë pikërisht ne oborrin e spitalit të qytetit i cili mban emrin e heroit kroat të luftës gjendet statuja e humanistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu apo Nënë Terezës.

Anëtarët e Ibës sonte kanë paraqitjen e dytë ndërsa nesër mbrëma është paraqitja finale në të cilin me program do të shfaqen edhe mbi 15 ansamble të nacionaliteteve të ndryshme, na njoftojnë përfaqësues nga Ansambli i Këngëve dhe i Valleve “Ibe Palikuqi“.

 

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit