BallinaAtdheuGërvalla përkujton Afrim Bunjakun

Gërvalla përkujton Afrim Bunjakun

-

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka përkujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies së tij në sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit. Gërvalla ka thënë se sulmi i 24 shtatorit 2023 ishte i organizuar, udhëhequr dhe financuar nga Beogradi dhe kishte për qëllim cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

“Atë mëngjes, në një sulm të organizuar, të udhëhequr dhe të financuar nga Beogradi, në mbrojtje të Republikës, të ligjit, të sovranitetit dhe të qytetarëve të këtij vendi, ra në krye të detyrës rreshteri i Policisë së Kosovës, Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku”, ka deklaruar Gërvalla.

Duke folur për përgjegjësit e sulmit, ajo ka thënë se drejtësia ka filluar të veprojë me dënimin e tre personave të përfshirë në rast, ndërsa ka kërkuar që edhe personat e tjerë të përballen me drejtësinë. “Edhe të tjerët nuk kanë ku të fshihen përgjithmonë. Radoiçiqi, kryekrimineli i sulmit të Banjskës, kreu në hije i Listës Serbe dhe njeriu që udhëhoqi sulmin, ende fshihet i lirë në Serbi. Ai iku nga Kosova, por nuk mund t’i ikë përgjithmonë përgjegjësisë e drejtësisë”, është shprehur ajo.

Gërvalla i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të kërkojë nga Serbia ekstradimin dhe ndëshkimin e përgjegjësve të sulmit.

“Në vend të përsëritjes së frazave boshe, BE-ja duhet të kërkojë qartë dhe pa ekuivok nga Vuçiqi ekstradimin dhe ndëshkimin e gjithë përgjegjësve të Banjskës. SERBIA DUHET T’I DORËZOJË. TË GJITHË. Vetëm kështu mund të vendoset drejtësia”, ka thënë ajo.

Në fund, Gërvalla ka kujtuar Afrim Bunjakun dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës që u përballën me sulmin.

“Atë mëngjes ne humbëm një Hero. Por mbi agresionin, krimin e terrorin fitoi Kosova, fitoi Republika. Fitoi e drejta dhe e vërteta. Dhe në fund, do të triumfojë edhe drejtësia”, ka deklaruar Gërvalla./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shtyhet sërish seanca ndaj ish-Presidentit Ilir Meta

0
Shtyhet sërish seanca për ish presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Shkak u bë sërish mungesa e njërit prej anëtarëve të trupit gjykues Rudina...