Zürich, 18 shtator 2026 – Bashkatdhetarëve shqiptarë në Zvicër u është bërë thirrje për pjesëmarrje në një tubim të paralajmëruar për të shtunën, më 19 shtator 2026, në orën 15:00, në Helvetiaplatz të Zürichut. Sipas njoftimit të publikuar nga organizatorët, tubimi organizohet nga Grupi i Rinjve Shqiptarë në Zvicër, me leje zyrtare nga Policia e Zürichut. Në posterin e aktivitetit thuhet se tubimi zhvillohet me thirrjen:
“Bashkatdhetarë, ju ftojmë të na bashkoheni në tubim – jo në emrin tim!”
Në qendër të thirrjes është Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe mbështetja për ish-pjesëtarët dhe drejtuesit e saj që aktualisht po përballen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Organizatorët u bëjnë thirrje pjesëmarrësve që të paraqiten me flamuj kombëtarë shqiptarë, simbole të UÇK-së dhe veshje kuqezi, duke e paraqitur tubimin si një aktivitet solidariteti dhe shprehje publike të qëndrimit të tyre. Në njoftim theksohet gjithashtu se për informata të mëtejshme qytetarët mund të kontaktojnë organizatorët përmes adresës elektronike kundgebung-zuerich@gmx.ch.
Vendi: Helvetiaplatz, Zürich
Data: 19 shtator 2026
Ora: 15:00
Organizatorë: Grupi i Rinjve Shqiptarë në Zvicër
Leje: Policia e Zürichut
Detajet e mësipërme për tubimin bazohen në njoftimin/posterin e publikuar nga organizatorët. / helveticALforum.ch











