BallinaDiasporaNË GJENEVË NËNSHKRUHET MEMORANDUM BASHKËPUNIMI PËR FUQIZIMIN E MARRËDHËNIEVE EKONOMIKE

NË GJENEVË NËNSHKRUHET MEMORANDUM BASHKËPUNIMI PËR FUQIZIMIN E MARRËDHËNIEVE EKONOMIKE

-

Gjenevë, 17 shtator 2026 – Në Gjenevë është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit ndërmjet Lidhjes së Bizneseve të Kosovës (LBK) dhe Konsullit të Nderit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjenevë, Zaim Jashari.

Memorandumi u nënshkrua nga Hashim Deshishku, Nënkryetar i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, dhe Zaim Jashari, Konsull Nderi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm edhe Xhavit Islami, Koordinator i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës për Gjenevë, si dhe Shkëlqesia e Tij Tahir Shabani, President dhe Ambasador i Paqes dhe president i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim – Francë dhe Gjenevë.

Ky Memorandum synon të krijojë mundësi të reja për zhvillimin ekonomik, rritjen e shkëmbimeve tregtare, promovimin e investimeve dhe fuqizimin e lidhjeve ndërmjet komuniteteve të biznesit.

Screenshot

Një rëndësi e veçantë i kushtohet promovimit të potencialeve ekonomike dhe investuese në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Kantonin e Gjenevës, si dhe krijimit të urave të reja ndërmjet bizneseve dhe institucioneve.

Në kuadër të Memorandumit parashihet bashkëpunimi në organizimin e Forumeve Ekonomike dhe B2B, panaireve, konferencave për investime, misioneve biznesore dhe takimeve ndërmjet kompanive dhe institucioneve.

Palët do të angazhohen gjithashtu në identifikimin dhe promovimin e mundësive të reja të investimeve në sektorë si turizmi, agrobiznesi, tregtia, prodhimi, teknologjia, shërbimet dhe fusha të tjera me interes të përbashkët.

Nënshkrimi i këtij Memorandumi në Gjenevë shënon një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe institucional, duke krijuar hapësirë për partneritete të reja dhe mundësi konkrete për komunitetin e biznesit. Lidhja e Bizneseve të Kosovës mbetet e përkushtuar në krijimin e urave të reja të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në hapjen e mundësive të reja për bizneset kosovare në tregjet evropiane dhe ndërkombëtare, transmeton Lidhja e Bizneseve të Kosovës, përcjell helveticALforum.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Akademia e Shkencave e Shqipërisë lidh marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën Ndërkombëtare...

0
-Projekte të reja dhe bashkëpunim akademik- Më 17 shtator 2026, kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. Skënder Gjinushi, priti në një takim zyrtar...