BallinaArsimiKatër qytetet ku do ngrihen universitete të reja

Katër qytetet ku do ngrihen universitete të reja

-

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur planin e qeverisë për hapjen e katër universiteteve të reja në Shqipëri, të cilat do të shtrihen në qytetet e Fierit, Vlorës, Korçës dhe Tiranës.

Gjatë fjalës së tij në podcast-in “Flasim”, kreu i ekzekutivit sqaroi profilizimin dhe orientimin e këtyre institucioneve të reja arsimore:

Fier: Do të ndërtohet një universitet ekselence i fokusuar në fushën e mjekësisë.

Vlorë: Do të ngrihet një universitet i përgjithshëm me kapacitet më të madh.

Korçë: Institucioni arsimor do të trajtortë në mënyrë të dedikuar teknologjinë e informacionit dhe inteligjencën artificiale (AI).

Tiranë: Do të jetë po ashtu një universitet i profilit të përgjithshëm. Kryeministri njoftoi gjithashtu se shteti shqiptar do të nënshkruajë një marrëveshje me një rrjet të madh arsimor ndërkombëtar me qendër në Londër. Pjesë e kësaj marrëveshjeje do të jetë plani i përbashkët për ngritjen e Universitetit të Mjekësisë në qytetin e Fierit, transmeton DL.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbahet sot mbledhja e parë e Qeverisë “Kurti IV”

0
Qeveria e re e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, do të mbajë sot mbledhjen e saj të parë. Sipas njoftimit të...