BallinaDiasporaTakim i përbashkët i KMSHZ-së me xhamitë e regjionit të Zürichut dhe...

Takim i përbashkët i KMSHZ-së me xhamitë e regjionit të Zürichut dhe më gjerë

-

Në vazhdën e takimeve të KMSHZ-së me xhamitë në Zvicër, sot në Xhaminë e Schlierenit u mbajt takimi i radhës me përfaqësues të xhamive të regjionit të Zürichut dhe më gjerë.

Nga KMSHZ-ja në takim morën pjesë kryetari Mr. Fehim Abazi, këshilltari i kryetarit Mr. Irfan Musliu dhe anëtari i Kryesisë Mr. Rijad Aliu.

Ftesës për takim iu përgjigjën pozitivisht 15 xhami, ndërsa në takim morën pjesë gjithsej 50 persona, përfaqësues të këtyre xhamive:

Xhamia Netstal – Glarus

Xhamia e Paqa Schwamendingen Xhamia Zürich

Xhamia Seebach

Xhamia Regensdorf

Xhamia Schlieren

Xhamia Brüttisellen

Xhamia Sunnah -Dietikon

Xhamia Bülach

Xhamia Höri-Oberglatt

Xhamia Oaza – Spreitenbach

Xhamia Gebenstorf

Xhamia Uniteti – AU-Zürich

Xhamia Tulipan – Reinach

Xhamia Mërgimi – Obfelden

Gjatë takimit u zhvillua një bashkëbisedim i hapur dhe konstruktiv mbi nevojat dhe sfidat e xhamive, forcimin e koordinimit dhe mundësitë për zhvillimin e aktiviteteve e projekteve të përbashkëta. Përfaqësuesit e xhamive patën mundësi të paraqesin mendimet, sugjerimet dhe propozimet e tyre për bashkëpunimin në të ardhmen.

U theksua rëndësia që komunikimi ndërmjet KMSHZ-së dhe xhamive të jetë i vazhdueshëm dhe që idetë e përbashkëta të shndërrohen në hapa dhe iniciativa konkrete në dobi të komunitetit tonë.

Xhamitë tona mund të jenë në vende të ndryshme, por amaneti dhe përgjegjësia jonë ndaj komunitetit është e përbashkët. Bashkëpunimi na afron dhe na fuqizon në shërbimin tonë.

KMSHZ-ja falënderon të gjithë përfaqësuesit e xhamive për pjesëmarrjen, kontributin dhe frymën vëllazërore e konstruktive të takimit.

Një falënderim dhe mirënjohje e veçantë i drejtohet Xhamisë së Schlierenit, e cila ishte nikoqire e këtij takimi dhe, përveç mikpritjes dhe organizimit, shtroi edhe një darkë të përbashkët për të gjithë të pranishmit, duke e përmbyllur takimin në një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore.

Lusim Allahun e Madhërishëm që këto takime të jenë shkak për forcimin e unitetit, vëllazërisë dhe bashkëpunimit ndërmjet xhamive tona dhe që çdo përpjekje e përbashkët të jetë në dobi të komunitetit tonë.

Me respekt

Kryesia e KMSHZ-së

HelveticALforum.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Njoftim nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Cyrih

0
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih njofton qytetarët se të enjten, më 17 shtator 2026, nga ora 10:30 deri në ora...