BallinaAtdheuTIA investon 2 milionë euro për modernizimin e operimeve në pistë

TIA investon 2 milionë euro për modernizimin e operimeve në pistë

-

46 mjete të reja i shtohen flotës së Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, me fokus te efikasiteti, siguria dhe përmirësimi i shërbimit ndaj pasagjerëve

Tiranë – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet për modernizimin e infrastrukturës dhe rritjen e kapaciteteve operative. Së fundmi, aeroportit i janë shtuar 46 mjete të reja për operimet në pistë, në kuadër të një investimi me vlerë totale prej 2 milionë eurosh.

Investimi vjen në një periudhë të rritjes së vazhdueshme të numrit të fluturimeve dhe pasagjerëve që përdorin Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Pajisjet e reja synojnë të rrisin efikasitetin e operimeve në tokë, të përshpejtojnë proceset e trajtimit të avionëve dhe të përmirësojnë më tej cilësinë e shërbimit për pasagjerët. Flota e re përfshin një gamë të gjerë pajisjesh të specializuara, duke nisur nga shkallët moderne për pasagjerët, pajisjet për ngarkimin dhe shkarkimin e bagazheve, traktorët për transportin e karrocave të bagazheve dhe mjetet për shoqërimin e avionëve gjatë nisjes. Pjesë e investimit janë edhe transportierët e bagazheve, njësitë GPU, të cilat përdoren për furnizimin e avionëve me energji elektrike gjatë qëndrimit në tokë, si dhe pajisjet Airstarter për ndezjen e motorëve të avionëve.

Investimi përfshin gjithashtu mjete të dedikuara për pastrimin e avionëve dhe një mjet për heqjen e ngricës gjatë sezonit të dimrit, duke forcuar kapacitetet e aeroportit për zhvillimin e operimeve të sigurta dhe efikase gjatë gjithë vitit.

Sipas Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, pajisjet e reja do të mundësojnë procese më të shpejta dhe më efikase të përpunimit të avionëve, nga trajtimi i bagazheve deri te hipja dhe zbritja e pasagjerëve.

Përmirësimi i operimeve në tokë pritet të ndikojë jo vetëm në kohën dhe efikasitetin e shërbimeve aeroportuale, por edhe në cilësinë e marrëdhënies me linjat ajrore partnere. Një proces më i mirë i trajtimit të avionëve ndihmon në krijimin e një eksperience më të mirë për pasagjerët që udhëtojnë përmes TIA-s. Investimet në pajisje, infrastrukturë dhe kapacitete operative janë pjesë e strategjisë së vazhdueshme të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe Grupit Kastrati për t’iu përgjigjur rritjes së trafikut ajror dhe kërkesës në rritje për shërbime aeroportuale. Me shtimin e flotës së re të mjeteve, aeroporti synon të forcojë më tej kapacitetet e tij operative dhe të garantojë një shërbim më efikas, të sigurt dhe cilësor për kompanitë ajrore dhe pasagjerët, transmeton abcnews. ( Foto ilustrim )

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kryetari i Senatit të UT-së Prof. Dr. Kenan Ferati, nderohet me...

0
Kryetari i Senatit të Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Kenan Ferati, së bashku me Prof. Dr. Arbëresha Bexheti-Ferati, mori pjesë në Kongresin e 8-të...